Hetimet për tërmetin/ Prokuroria e Lezhës 'merr në dorë' provat për 7 pallate të dëmtuar! Në 6 prej tyre u bënë ndërhyrje dhe kate shtesë

LEZHE- 7 pallate që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës. Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga Policia Gjyqësore në lidhje me këto objekte. 6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve 90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballur lëkundjet e forta sizmike. Ndërsa për një pallat 10 katësh i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga Policia Gjyqësore me kërkese të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës Milan Laska dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet procedim penale për tre vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre veprave penale që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë. Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja