Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Një qytetar e ka denoncuar se ai i kishte shkuar në banesë dhe i kishte kërkuar votën, teksa edhe e ka denoncuar në Polici.

Burime zyrtare konfirmuan se pasi kryen veprimet paraprake, referuan në prokurorinë e Rrethit kandidatin 55-vjeçar për deputet të PD-ADSHM.

Denoncimi është bërë nga 66-vjeçari Valentin Kukaj dhe i biri Angjelin Kukaj. Policia ka marrë një telefonatë në sallën operative nga këta qytetarë.

“Janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik "Partia Dekomokratike", pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njoftoi policia vendore pas veprimeve hetimore të kryera.

Kandidati i Sali Berishës, Gjin Gjoni, është vënë në hetim për shpifje edhe më datën 6 maj.

Policia e Lezhës njoftoi se ish-gjyqtari ka shpifur për zyrtarë socialistë, duke thënë se janë të implikuar në blerje votash dhe se u vu në lëvizje pas kallëzimit që vetë zyrtarët bënë dhe të cilët Gjin Gjoni i përmendi me emra publikisht, në një postim në Facebook.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, 

- Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik "Partia Dekomokratike", pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”.