TIRANE- Kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha dhe drejtori i policisë së Tiranës Ardian Çipa për afro 2 orë këtë të Martë kanë zhvilluar një takim pune në Prokurorinë e Tiranës, ku dhe është zhvilluar dhe analiza e hetimeve të kryera për dosjet e ngjarjeve kriminale.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa një burim nga brenda takimit bëri me dije për “A1 Report” se në një sërë dosjesh të diskutuara ka qenë dhe ajo e vrasjes së Bankierit Artan Santo ku mësohet se një raport me veprimet e kryera nga policia e Tiranës është dorëzuar prokurorisë.
Në takim kanë qenë të pranishëm dhe 3 grupe prokurorësh përshi ato të krimeve ndaj jetës, krimit ekonomik dhe prokurorët që po punojnë prej 1 viti me dosjet e ngjarjeve të pazbardhura në më shumë se një dekadë.
Pa saktësuar se për cilat nga dosjet e marra në shqyrtim, i njëjti burim i tha A1Report se nga dy drejtuesit e institucioneve është vendosur dhe afat konkret për përmbylljen e hetimeve përfshi këtu veprimet policore në terren dhe ato hetimore nga prokurorët.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com