KORÇE- Gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtësit të 25 vjeçarit David Myrte, i akuzuar për vrasjen e Zarif Alliut për të pyetur në cilësinë e dëshmitarit D. Papën. Ai ndodhet i burgosur në Larisa të Greqisë dhe dëshmia e tij do të merret nëpërmjet letër-porosisë.
Mbrojtja e të akuzuarit për vrasje, pretendon që D. Papa ka qenë personi që ka komunikuar me viktimën me telefon ditën e vrasjes dhe jo 25 vjecari Myrte.
Seanca e radhës është shtyrë nga gjykata me dy muaj, në pritje të letër-porosisë nga Greqia. David Myrte akuzohet për vrasjen e Zarif Alliut në mars të vitit 2017 në Devoll për pazaret e drogës.
Komento