Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho nëpërmjet një lidhje “skype” për Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, ka folur lidhur me situatën politike në vend dhe për hetimet e SPAK ndaj Berishës dhe marrjen në pyetje të Metës për çështjen CEZ-DIA.
Sa i takon deklaratave nga mazhoranca se opozita po krijon kaos në Kuvend për shkak problemeve që ka Meta dhe Berisha me drejtësinë, Nesho tha se po hapen çështje të viteve më parë me qëllim për të zhvlerësuar opozitën. Ai shtoi se nëse SPAK do të vazhdonte në këtë mënyrë do të përfundonte shumë keq.
“Kemi parë raste skandaloze si fillimi i hetimit për presidentin Meta, një figurë historike, që ka pasur pozicionet më të rëndësishme në shtetin shqiptar dhe shikohet që mund të rihapen cështjet 15 vjet të vjetra pa gjetur asnjë deklaratë që e kompromenton atë por në bazë të disa shantazhierëve që janë figura qesharake vetëm për të ulur e denigruar figurat e tyre. Kjo tregon se është një drejtësi e programuar për të zhvlerësuar opozitën shqiptare. Në rastin e Berishës mund të them se është një proces skandaloz, Malltezi është I një burgosur politik. Është një skandal i përmasave botërore që edhe pa qenë i akuzuar vetëm për dyshime mund të mbahesh në burg. Kjo drejtësi është një gjëmë që ose duhet të rregullojë veten e saj ose po u përdor si mashë politike për të mbajtur pushtetin e Edi Ramës do të ketë një fund shumë të keq- nënvizoi Nesho”- nënvizoi Nesho.
I pyetur nëse Partia e Lirisë, do t’i bashkohet aksionit të paralajmëruar nga Rithemelimi për bllokimin e seancës maratonë që pritet të mbahet të hënën për miratimin e buxhetit, Nesho tha se ky është vetëm fillimi i aksionit.
"Pa diskutim, kur vjen puna për çështjen e buxhetit, duhet të kemi parasysh që edhe 2 herë në javë, Meta ka folur për problematikat që shqetësojnë Shqipërinë. PL është një parti tepër aktive, sidomos për çështjet ekonomike. Kur parlamenti nujk është funksional është i kapur siç është e gjithë Shqipëria, ku institucionet janë të drejtuara nga një person i vetëm që ka kapur gjithë shtetin, kjo është diçka ulëritëse, që çdo shqiptar duhet të ishte ngritur në këmbë,. Nuk duhet të na kishte zënë gjumi”- tha Nesho.
Kreu i PL, Ilir Meta u mor në pyetje në SPAK për rreth 2 orën në 9 nëntor për aferën “CEZ-DIA”, aferë e cila i shkaktoi shtetit 114 milionë euro dëm. Në dalje të SPAK, ai sulmoi denoncuesin e kësaj afere, Romeo Kara. Hetimet i cilësoi thjesht një telenovelë duke thënë për mediat se çështja është gjykuar dy herë, por është rihapur sërish nga një kallëzues i rremë (Romeo Kara).
drejtesia sulmon fukarenjte ne shqiperi nuk merret me te fuqishmit.
PërgjigjuA eshte ky njeri parti per mireqenien shqiptare apo parti per te mbrojtur Meten? CEZ Dia është një fakt. CEZ ishte një kompani e mirë.I helmuar në Shqipëri. Njerëzit duhet të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
PërgjigjuOre ka turp ky njeri? Pa le kur i thone dhe ambasador. Kjo eshte arsyeja pse ky vend nuk behet, sepse njerz si ky,dhe nuk jane pak, qe e quajne veten "elite" jane te paturpe dhe per perfitinet e tyre personale i nxjerrin interesat e vendit ne pazar.
PërgjigjuPse te mos hapen ceshtje te vjetra?! Bota hap e rihap ceshtje qe kane 100 vjet,jo me keto te neve, qe as jane hetuar,as gjykuar e jo me denuar! Perkundrazi ju z.Nesho duhet te gezoheni,mund te te hapet shume shpejt vendi per kryetar, se dhe /Nexhmijes/ i kane rene puplat,nuk po e degjojme me te kakarise,jo me te mendoje t'i mbaje kolltukun e partise gati te ngrohte Likes! Kohe te veshtira kane ardhur per /ciftin e lumtur/,nuk jane me aq te aktivizuar me entuziazem ne politike,sa c'ishin dikur!
PërgjigjuDhendri i Hysni Kapos flet si nje delirant i papune. Patjeter Nesho matufi, ti harrojme vjedhjet e Likes se ndryshe ty te nderpritet tasi i supes te qelbur te korupsionit.
PërgjigjuDjalka i shokut Gaqo Nesha ka mendime "brilante komuniste",eshte aq pordhë në dhall sa i ati,nuk i ka lene asgje atij si lepires prapanice...per interesa meskine...
PërgjigjuMeta figurë historike????? Pse vjedhjet e vjetra nuk duhet të hapen???? Skandal hetimi për Berishën????? Hajde Nesho hajde!!!!! Edhe për veten nuk mund të mbrohesh me kaq tifozllik, e jo më për figura të diskretituara që kanë prekur fundin.... Mbrojtje më e dobët nuk bëhet....
PërgjigjuGimi ju la meta me koke menjane
PërgjigjuIk o plak matuf.te ka ngel ora ne 90 vit
Përgjigju