Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, për lidhjen e Kelmend Balilit me segmente të policisë në trafikun e drogës.
Policia thotë se po kryhet në një nga operacionet më të gjera antidrogë në rajon edhe në vendet e BE, në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe policitë e vendeve të BE.
“Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë greke dhe DEA-n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me Policitë e disa vendeve të BE-së, janë duke kryer një ndër operacionet më të gjera kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe zonën e BE-së. Bashkëpunimi për këtë operacion nisi disa muaj më parë dhe përfshin një shkëmbim intensiv të dhënash, përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe veprime hetimore të përbashkëta në disa shtete. 48 orët e fundit janë kryer disa arrestime të anëtarëve të kësaj organizate kriminale në vendin fqinj, Greqi, por edhe shtete të tjera, ndërkohë që hetimet vijojnë”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Për rastin konkret, atë të hetimit të Klemend Balilit nga autoritetet greke, Policia sqaron se nuk do të japë të dhëna për shkak të hetimeve. “Për shkak se operacioni është ende në zhvillim, nuk mund të bëhen publike detaje që cenojnë këtë hetim”.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka shprehur indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike.
“Teksa rezultatet e këtij operacioni po dalin në dritë, Partia Demokratike hedh akuza ndaj disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në këtë operacion e janë pjesë e rezultateve të tij. Është e papranueshme që një parti politike të lëshojë akuza të pabaza, edhe kur Policia e Shtetit arrin rezultate të njohura edhe nga partnerët ndërkombëtarë”.
Policia e Shtetit sqaron edhe deklaratën e policisë greke.
“Kjo është një pjesë e deklaratës së policisë greke, që mban datën 10 maj 2016, për operacionin e përbashkët ku theksohet bashkëpunimi policor mes policisë greke, policisë shqiptare dhe zyrës së antidrogës së SHBA, DEA: “Nëndrejtoria e Luftës kundër Drogës në Greqi, pas disa muaj hetimesh, bazuar në mënyrën e funksionimit kriminal të pjesëtarëve të organizatës kriminale, në bashkëpunim me zyrën e DEA-s pranë Ambasadës së SHBA-së në Athinë dhe me Shërbimet e Antidrogës së Policisë shqiptare, për mënyrën e funksionimit të kësaj organizate kriminale, e cila kishte të bënte me aksin ballkanik, u mor me shumë verifikime dhe bashkoi gjithë informacionin e mundshëm për analizën e të dhënave të informacionit kriminal.
Pas kësaj arriti të zbulonte mënyrën e funksionimit të organizatës, taktikat e organizimit si dhe funksionimit ndërkombëtar si në vendet e BE-së ashtu edhe në vendet e Ballkanit.
Policia e Shtetit u bën thirrje partive politike të ndalin sulmet dhe shpifjet e pabaza. Suksesi i Policisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, është një motiv i mirë për të ndalur shpifjet e pabaza”, përfundon deklarata e Policisë së Shtetit.
Reagon PD: Mbrojtja e Balilit nga Tahiri, provë e inkriminimit të qeverisë
Pas deklaratës së Policisë së Shtetit se po heton mbi një rrjet të gjerë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ka reaguar Partia Demokratike duke thënë se mbrojtja e Balilit, si i dyshuari i organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, tregon inkriminimin e qeverisë Rama,
Deklarata e Partisë Demokratike
Mbrojtja që Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit i bëjnë Klement Balilaj, i dyshuari si një nga krerët e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u faktua sot ndërsa Balilaj bën shoë mediatik nga zyrat publike të drejtorisë së Transportit në Sarandë, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga policia greke.
Të njëjtën gjë pohon edhe seksioni grek i CNN në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takim dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Përfaqësuesit e policisë shqiptare, siç raporton CNN janë dorëzuar duke thënë se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.
Lidhjet e Sajmir Tahirit me trafikantët dhe mbrojtja që u jep përmes emërimit të të besuarve të tyre në poste të larta të Policisë së Shtetit është prova më e fundit për inkrimininim e qeverisë Rama. Sot nuk dihet ku fillon qeveria e mbaron krimi, ku fillon krimi e mbaron qeveria.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të veprojë pa humbur kohë për të çuar para drejtësisë drejtuesit e kësaj organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe mbështetësit e tyre në poste kyçe në Policinë e Shtetit dhe në qeveri.
Redaksia Online
(L.Q./u.s/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com