Hetimi i CNN: Në 13 nëntor ISIS
donte të sulmonte  Europën

Hetimi i CNN: Në 13 nëntor ISIS<br />donte të sulmonte  Europën
 
13 nëntori 2015 do të ishte dita e sulmeve në të gjithë Europën, jo vetëm në Paris ku humbën jetën 130 persona. E përditshmja amerikane  CNN ka shqyrtuar 90 mijë dokumente të lidhura me hetimin e sulmeve në Paris. Në bazë të tyre ajo shkruan  se plani  nuk shkoi ashtu siç duhej pasi ishin parashikuar sulme në vende të tjera europiane  si Hollandë dhe zona të tjera të Francës.

Që në atë kohë dihej që Abaaoud i vrarë tashmë nga policia kishte për qëllim të kryente atentate në 18 nëntor në lagjen Defense.  Sipas dokumenteve  të cituara nga CNN, ISIS së fundmi kish rritur numrin e forcave  për të çuar ushtarët e saj në Britani ku do të kryheshin sulme terroriste.
E për të përgatitur këto sulme Shteti Islamik i ndante operacionet në faza. Ushtarët e saj përdornin pseudonime, kode komunikimi e  merrnin para dhe informacione të mjaftueshme.  

CNN rindërton rrugën që morën dy terroristët e arrestuar në Austri dhjetorin e shkuar dhe që ishin nisur nga Raka së bashku me dy burra të tjerë të ISIS të cilët u hodhën në erë në Stade de France në 13 nëntor. Më pas dy terroristët u ndaluan në kufirin grek dhe një ditë pas masakrës kërkuan azil në Austri. 

Por nëse nuk do të ishin ndaluar natën e 13 nëntorit ata do të ishin futur në aksion. Më pas CNN përshkruan aftësitë organizative të shtetit islamik i  gatshëm për të kryer sulme në Europë e që është aktiv edhe tani.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar