Hetimi i emaileve të Clinton, DASH:
Ndërhyrje në fushatën zgjedhore

Hetimi i emaileve të Clinton, DASH:<br />Ndërhyrje në fushatën zgjedhore
Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson ndërhyrje në fushatën zgjedhore, nisjen e hetimeve nga FBI rreth skandalit të emaileve. Mediat amerikane raportojnë se DASH nuk duhet të dërgojë në Kongresin Amerikan një kërkesë tjetër hetimore ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton, rreth skandalit të e-maileve.

Sipas zyrtarëve të DASH, një lëvizje e tillë do të cënonte rregullat e paracaktuara për mosndërhyrje gjatë fushatës zgjedhore.

Hyrja në skenë e Departamentit Amerikan vjen pasi drejtori i FBI-së Xhejms Komi veproi në pavarësi, duke u nisur ligjvënësve amerikanë një letër për rihapje hetimesh.

Hillary Clinton e ka cilësuar një vendim të tillë si të paprecedentë dhe çoroditës. Ajo i kërkoi drejtorit të FBI-së, përmes një telefonate, se “Populli amerikan meriton t’i ketë menjëherë faktet e plota”, duke i kërkuar hetuesve federalë të japin detaje mbi këtë çështje.

Rreth skandalit ka reaguar edhe rivali i Clinton, Donald Trump. Ai e cilësoi aferën si skandalin më të madh politik që prej kohës së “Watergate”.

Sipas një sondazhi të “Neë York Times”, miliarderi njujorkez qëndron para kandidates demokrate në Florida, shtet thelbësor për të arritur presidencën. Trump kryeson ndaj Clinton me 4 pikë, duke e kthyer në një të përpjetë rrugëtimin e ish-sekretares amerikane për në Shtëpinë e Bardhë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin