Hetimi i SPAK ndaj Berishës/ Kalaja në Report Tv: Procedurat e ndjekura janë të paligjshme, do të ketë protesta! Dedaj: Demokratët s'mund të lidhen me fatet e 2-3 individëve

Debati u ndez edhe në studion e “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitaj, ku ishin të ftuar anëtarja e kryesisë së Rithemelimit Adriana Kalaja, gazetari Reldar Dedaj si dhe në lidhje skype ishte i ftuar avokati Kujtim Cakrani.

Dedaj thotë se hetimi ndaj Berishës nuk është goditje nga politika por veprim i pavarur i drejtësisë si dhe deklaroi se kjo çështje tregon seriozitetin e organeve të SPAK dhe ndarjen e sistemit gjyqësor nga influencat politike.

 “Goditja e ish kryeministrit shqiptar, ish presidentit, ish kreut më të madh të forcës më të madhe opozitare në vend tregon që kjo drejtësi i ka ikur kryetarëve të partive. Ka kaluar përtej Atlantikut dhe direktohet nga andej. Sot po bëhen të gjitha përpjekjet për ta futur në kontroll drejtësinë”-u shpreh Dedaj.

Për anëtaren e kryesisë së Rithemelimit Adriana Kalaja, e vërteta qëndron ndryshe pasi sipas saj influencat politike janë akoma prezente në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

 “Individë të caktuar prishin imazhin e drejtësisë me urdhra politikë. E bëni pis situatën kur thoni se urdhërat vijnë përtej Atlantikut”-shtoi Kalaja.

E pyetur se nëse Rithemelimi do të organizojë protesta në lidhje me hetimin dhe marrjen e masave ligjore për Berishën, Kalaja u shpreh e bindur se kjo gjë është mëse e nevojshme për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjin, që sipas saj në zhvillimet më të fundit është shkelur.

“Nuk është se ishim programuar për këtë çfarë ndodhi por duhet të bëhet edhe për këtë. Protestat bëhen edhe për të kërkuar zbatimin e ligjin. Nuk mund të merret masa për deputetin pa kaluar nga Kuvendi. Ato e kanë marrë masën dhe kërkojnë ta miratojë Kuvendi. Nderkohë që Kushtetua dhe rregullorja e Kuvendit thotë të kundërtën. Kjo është një arsye më shumë për të thënë se ky regjim po protesta në mënyra permanente. Do ti zësh derën Ramës me muaj të tërë.”-shtoi ndër të tjera ajo.

Për Dedajn, protestat janë të paarsyeshme pasi sipas tij demokratët nuk mund të përdoren për të pastruar imazhin e disa individëve.

“Unë nuk e kupotoj cfarë duhet të bëjnë demokratët. Nuk mund të lidhësh demokratët me fatet e 2-3 individëve”- tha ai.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 24/10/2023 21:02

    Kjo kalaja eshte goc e pregatitur,mer vesh shum nga ligjet????. Edhe cesht e drejta shqupi ka 90% te till.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur