Telefoni i Jeff Bezos, shefit të ‘Amazon’ dhe pronarit të ‘Washington Post’, u hakerua nga princi i kurorës Saudite, Mohammed Bin Salman, pesë muaj para vrasjes në vitin 2018 të gazetarit të opozitës Saudite Jamal Khashoggi, një bashkëpunëtor i gazetës amerikane. Kjo u zbulua nga një hetim i kryer nga ‘The Guardian’. Regjimi Saudit më parë i kishte mohuar akuzat se kishte të shënjestruar telefonin e Bezos.
Hetimi i 'The Guardian' shpjegon se si ndodhi hakerimi bazuar në burimet e tij të anonimatit.
Më 1 maj 2018 Bezos mori një mesazh përmes ‘WhatsApp’ mesa duket dërguar nga llogaria personale e Bin Salman, me të cilën manjati amerikan atë kohë po kalonte një shkëmbim të përzemërt bisedash në internet. Mesazhi përfshinte një skedar video "të infektuar", i cili më pas do të shkarkohej në celularin e Bezos dhe do të nxirrte një sasi të madhe të të dhënave brenda disa orëve. ‘The Guardian’ deklaron se nuk e di se çfarë të dhënash janë vjedhur dhe si janë përdorur.
Jamal Khashoggi, gazetar në ‘Washington Pos’t dhe disident i regjimit Saudit, u vra në konsullatën e mbretërisë arabe në Stamboll. Në shkurt të vitit 2019, tabloidi amerikan ‘National Enquirer ‘publikoi foto dhe mesazhe private të Bezos që çuan në zbulimin e marrëdhënies së tij jashtëmartesore. Mbi origjinën e këtij materiali, mbetën pyetje të pazgjidhura, por pikërisht nga ajo histori nisën dhe hetimet dhe dyshimet se telefoni i Bezos ishte hakeruar.
Dhjetorin e kaluar, një gjykatë saudite dënoi tetë persona, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
14.2%
-
Jo
78.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lista e dëmeve që po bie mbi 'famën' e Elon Musk/ Nga sherret me sekretarët, dështimi i Teslas, shpërthimi i Starship dhe rreziku i rënies së DOGE
8 Mars, 15:34
-
Bie Whatsapp, mijëra përdorues raportojnë probleme
28 Shkurt, 21:22
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Zgjedhjet në Kosovë/ The Guardian: Një moment kyç për të ardhmen e vendit
9 Shkurt, 18:39
-
‘Mbi 1 trilion $ në inaugurimin e Trump’, ja cilët miliarderë ishin në betimin e republikanit, me pasuri totale sa ajo e 24 milionë njerëzve të zakonshëm
21 Janar, 15:38
-
E fejuara e Jeff Bezos kritikohet për veshjen në inagurimin e Trump, Zuckerberg kapet 'mat' duke ia hedhur sytë
21 Janar, 07:23
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor 2024, 22:10
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor 2024, 19:39
-
Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 400 miliardë dollarë
12 Dhjetor 2024, 07:43
-
Bien aplikacionet e ‘Meta’, probleme në përdorimin e Facebook, Instagram dhe WhatsApp
11 Dhjetor 2024, 19:35