Marrja nën hetim e Belinda Ballukut si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, ka qenë në fokus të emisionit ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.
Për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, mosparaqitja e saj sot në SPAK është shkak për të ndërhyrë tek drejtësia.
Ai tha se Gjykata mund të procedojë edhe me pezullimin nga detyra për të.
‘Shmangia e Ballukut sot në SPAK është për ti dhënë kohë për ndërhyrje tek prokurorët që të ndiqet rruga më e lehtë për të. Gjykata mund të procedojë edhe me pezullimin nga detyra. Ka pezulluar Haki Cakon. SPAK duhet që të gjejë rrugën nëse janë të pavarura, kjo është vija e kuqe, a do ta kalojë SPAK për të pasur besimin në opinion publik ose jo. Këtu merrem tendera marramendëse me nga 22 milionë euro në asnjë vend nuk është kaq’, tha ai.
Gazetarja Keti Banushi tha se Balluku është thirrur në SPAK në prani të avokatit dhe mund të merret edhe si e pandehur në një fazë tjetër për tunelin e Llogarasë.
“Në fazën e parë është që merresh në pyetje nga iniciatori i Tiranës, çështje e tunelit që është në hetim. Dhe që merret në pyetje, janë lajme mediatike më shumë sesa na vete prokuroria. Është thirrur në SPAK në prani të avokatit. Mund të merret edhe e pandehur në një fazë tjetër për tunelin e Llogarasë. Tenderi i tunelit të Llogarasë thjesht e kemi një informacion, por jo që është i konfirmuar. Kemi tenderin e Llogarasë, jo të konfirmuar sigurt. Ka pasur takime jashtë vendit Balluku’, shprehet Banushi.
Gazetari Ermal Peci, deklaroi se Balluku ka pushtet në Partinë Socialiste.
“Rrugët që ka firmosur znj. Balluku dhe vendimmarrjet që ka marrë nuk do të qëndrojnë pa pasojat e tyre. Nuk do të vonojë dita kur do të përballen me drejtësinë. Çfarë do që të dalë nga SPAK-u në këtë fazë mund të shndërrohet në një ‘Kuti Pandore’ për pjesën më të madhe të parlamentit. Disa harrojnë që mesazhet mund të dalin edhe përmes serverëve. Balluku ka pushtet në PS, unë nuk mendoj se i ka kërkuar dorëheqjen Rama sepse edhe ai ndihet në pozita të vështira sepse ajo ka qenë njeriu më i afërt i tij. Duhet që të shohim se kush do të jetë qëndrimi i Ballukut’, tha ai.
Komente












