Kabineti qeveritar i propozuar dje nga Albin Kurti në Kuvend nuk mori dot 61 votat e nevojshme për t'u miratuar, duke bërë kështu që të mos formojë dot qeverinë e re.
I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, komentoi situatën politike në Kosovë dhe sfidat e partive opozitare për të bashkëqeverisur me Albin Kurtin.
Ai tha se, Kurti nuk arriti që të formojë qeverinë e re sepse sipas tij, asnjë parti nuk dëshiron të bashkëqeverisë me të.
“Është hera e parë që një fiton zgjidhjet dhe nuk arrin që të formojë qeverinë. Këto katër vitet e fundit kemi hyrë në situatën e tretë ku jemi nën sanksione. Sa i përket aferave, ato janë shumë të mëdha në fushën e energjisë. Asnjë nga partitë nuk dëshiron të bashkëqeverisë me Kurtin. Ai nuk mund ta nxjerr situatën për arsyet e besimit, pasi nuk ka mbështetje të mjaftueshme dhe për mospezullimin e dialogut strategjik. Nëse zoti Kurti dështon, ne nuk kemi arritur ende të sigurojmë 67 deputetë.
Nuk kemi gjetur vullnetin tek elitat e Kosovës. Nga dita 10 deri në 40 duhet të zhvillohen zgjedhjet e zakonshme. Takim me zotin Limaj nuk kemi pasur. Sa i përket çështjes së zotit Limaj, e kemi parë që nuk ka ambient për të pasur 67 deputetë. Nuk kemi qëllim të krijojmë koalicione me partitë e vogla. Jemi të izoluar ndërkombëtarisht. Ky ka qenë një proces i gjatë, deri në finalizimin e gjykatës’, tha Ablard Tahiri.
Për gazetaren Esmeralda Mulaj, Kurti nuk ka pasur vullnet që të krijojë qeverinë e re. Ajo tha se Kurtit i intereson që të shkojë në zgjedhje të reja.
‘Unë dyshoj që Kurti donte ta bënte qeverinë ai nuk pati tentativë që të negocionte me asnjë palë, ai pati mundësi me Limajn. Ai s’ka dashur që ta bëjë qeverinë, s’ka pasur vullnet. Ai ishte në Amerikë dhe nuk takojë askënd. Ai i intereson që të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë’, tha ai.
Për Haki Abazin, ish- zv. kryeministrin e Kosovës, Kurti ka një rënie në politikë.
‘Ka një dështimi i tij në rrafshin e brendshëm në disa fusha si në arsim, në shëndetësi dhe në fusha të tjera. Ai nuk ka asnjë marrëveshje me partitë e tjera dhe po vazhdon në rënien e tij të lirë në kuptimin e fuqisë politike.
Taktika tjetër është Vjosa Osmani. Mund të ndryshojë matematika politike. Ideja është që Vjosa Osmani do të largohet, dhe Kurti nuk mund t’i garantojë asaj një mandat të dytë. Nuk dua të them që vota ndikohet, por Albunela është një nga më të votuarat. Kosova u mbajt peng, edhe pse mund të drejtojmë gishtin edhe nga opozita’, tha Haki Abazi.
Analisti Ilir Alia, tha se nëse Kurti do të shkojë në zgjedhje të reja do të humbë më thellë se në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
‘Në Kosovë nuk arrinë që për 9 muaj të krijojnë një qeveri. Kurti është përgjegjësi kryesor. Nëse bëhen zgjedhje të reja, ai do të marrë shumë më pak se ka marrë nga zgjedhjet në shkurt. Është në dorë të partive të opozitës që të merren vesh me njëra- tjetrën dhe ta nxjerrin nga loja këtë njeri’, tha ai.
Komente









