TIRANE - Hetimet lidhur me mënyrën e blerjen së paisjes “CDMA Interceptor” nga Shërbimi Informativ Ushtarak, kanë detyruar prokurorinë e Tiranës të kërkojnë një ekspertim kompjuterik të kësaj paisje, për të mësuar nëse kjo aparaturë tepër e kushtueshme ka kryer misionin e sa për të cilin është blerë apo jo.
Kërkesa për ekspertim është dërguar në ministrinë e Mbrojtjes pak ditë më parë, ku për këtë detyrë nuk janë caktuar ekspertë privatë, për shkak të sekretit që përbën kjo paisje, por janë caktuar ingjinierë elektronikë të ministrisë së Mbrojtjës. nxjerin konkluzjonet konkrete rreth veprimeve që janë kryer me këtë paisje.
Një kopje e aktit të ekspertimit do i vihet në dispozicion dhe prokurorisë së Tiranës, e cila është duke vijuar hetimet për këtë çështje. Hetimet kanë marrë spunto nga një kallëzim i bërë nga ministria e Mbrojtjes, kundër ishministrit Arben Imami dhe ish-drejtuesit të SHIU Ylli Zyla.
Në kallëzimin e Ministrisë së Mbrojtjes, që tashmë i ka shkuar prokurorisë së Tiranës, thuhet se gjatë kontrollit të auditit u konstatua se SHIU ka blerë paisjen operacionale përgjimi në vlerën prej 1.589.400 euro.
Kjo blerje është konstatuar shkelje dhe paregullsi në procedurat e prokurimit, pasi në të gjitha procedurat për mallra e shërbime të klasifikuara për përdorim ushtarak, nuk ka kërkesë operacionale nga strukturat përgjegjëse, e për rrjedhojë është shmangur nga procesi i vlerësimit dhe vendimarja e Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe Bordi i Modernizimit
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dy padi të reja për Imamin abuzim me përgjimet e SHIU-t
Task-Forca nis hetimet ndaj ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla