Zyrtarët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni në lidhje me hetimin ndaj ish-kongresmenit amerikan Eric Swalwell. Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij.
Në gusht, FBI-ja ndaloi ish-ligjvënësin demokrat në një aeroport, sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe bastisi shtëpinë e tij në Uashington DC, si pjesë e hetimit mbi këto akuza. Swalwell ka mohuar çdo pretendim dhe avokatja e i tij ka quajtur ato "të fabrikuara", shkruan BBC.
“Këto akuza janë të rreme, të sajuara dhe thellësisht ofenduese – një goditje politike e llogaritur dhe transparente”, tha avokatja e tij Sara Azari rreth kohës kur ato u raportuan për herë të parë.
Swalwell është akuzuar nga shumë gra, duke përfshirë përdhunimin e njërës prej viktimave të tij ndërsa ajo ishte e dehur dhe e paaftë të përgjigjej dhe dërgimin e fotove nudo të padëshiruara tek gratë.












Komente
Komento