Hetimi/ Në 11 nga 12 ambientet e kontrolluara të parlamentit britanik gjendet gjurmë kokaine, kërkohen qen nuhatës! Shqetësim grupet shqiptare

Hetimi/ Në 11 nga 12 ambientet e kontrolluara të parlamentit britanik gjendet gjurmë kokaine, kërkohen qen nuhatës! Shqetësim grupet shqiptare

Parlamenti britanik

LONDËR-Sipas një hetimi të kryer në ambiente të parlamentit britanik, Westminster, ku është testuar për kokainë, gjurmë te kësaj droge janë gjetur në 11 nga 12 ambientet, madje edhe në tualetin në afërsi te zyrës private të kryeministrit britanik Boris Johnson dhe ministres së Brendshme, Priti Patel.

Përdorimi i drogës është shndërruar në një problem gjithnjë e më shqetësues në shoqërinë britanike, aq sa kryeministri Boris Johnson ka ndërmarrë një sulm ndaj linjave të shpërndarjes së drogës të cilat po shkaktojnë trauma në shoqëri dhe drejtohen nga kriminelë shqiptarë, dhe te disa kombësive të tjera, përveç kriminelëve anglezë.

Sipas gazetës “The Sunday Times” të Londrës, qentë anti-drogë do mund të lejohen në ambientet e parlamentit në përpjekje për ta pakësuar përdorimin e drogës në parlamentin britanik. Pas këtij zbulimi, deputetë të parlamentit të Britanisë së Madhe kanë kërkuar përfshirjen e qenve antidrogë, në kontrollin e ndërtesës së parlamentit.

Kryetari i parlamentit ka thënë se do njoftojë Policinë për zbulimin e gjurmëve të kokainës në ambientet e parlamentit britanik. Vendet e testuara aksesohen vetëm nga ata që kanë leje hyrje parlamentare apo vetëm nga vizitorë qe shoqërohen nëpër ndërtesën e parlamentit nga personat që do të takojnë.

Sipas mediave britanike, shtimi i madh i të burgosurve nga Shqipëria në Britani ndodh pas krijimit të bandave të organizuara dhe të pamëshirshme shqiptare që u futën në tregun e drogës në Britani.

"Ata jo vetëm që kontrollojnë tregtinë e drogës në rrugë, por edhe importin e dërgesave nga e gjithë bota. Agjencia Kombëtare e Krimit – ka paralajmëruar: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”. Bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar rekrutojnë emigrantë të paligjshëm nga veriu i Shqipërisë, ku varfëria është tejet e përhapur. Shuma që paguajnë emigrantët e paligjshëm ndaj këtyre bandave shkon deri në 25 mijë paund. Që në largim, objektivi kryesor i tyre është pasurimi i menjëhershëm që do të vijë nga aktivitetet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës. Sipas mediave britanike shqiptarët shpesh përdornin edhe emra kosovarësh në mënyrë që të qëndronin në Angli", shkruajnë mediat britanike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 07/12/2021 10:40

    Mbaj mend se edhe para disa viteve, gazetare te pavarur analizuan ujerat e zeza qe dilnin nga Parlamenti Italian dhe rezultoi se u gjenden gjurme kokaine me shumice. Besoj se e njejta situate duhet te jete edhe ne Kuvendin e Shqiperise, prandaj politikanet mos te fshehin koken si struci duke i bere vetting dhe analiza policeve, por t`a fillojne nga vetja nje here!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK