Hetimi në Suedi për përdhunim, avokatja e Kylian Mbappe: Ka qenë i shoqëruar në çdo moment

Hetimi në Suedi për përdhunim, avokatja e Kylian Mbappe: Ka qenë i shoqëruar në çdo moment

Kylian Mbappe

Ylli i Francës dhe Real Madrid, Kylian Mbappe akuzohet dhe madje po hetohet në Suedi për një përdhunim të mundshëm gjatë javës së shkuar. Mediet skandinave kanë konfirmuar hetimin, me prokurorin që nuk e përmendi emrin e personit nën hetim, rast për të cilin akuzohet Mbappe.

Në lidhje me këto akuza reagoi edhe avokatja e sulmuesit. Canu-Bernard theksoi se klienti i saj nuk është kurrë në situata që mund ta ekspozojnë atë ndaj rrezikut dhe përjashtoi në mënyrë kategorike çdo mundësi të “sjelljeve të dënueshme”.

“Ai nuk është kurrë i vetëm. Ai nuk është kurrë i ekspozuar në një situatë ku mund të rrezikohet, kështu që kjo vetë përjashton mundësinë që ai të angazhohet në sjellje të dënueshme”, deklaroi ajo.

Canu-Bernard e përshkroi Mbappen si “shumë të qetë”, por gjithashtu të shokuar nga zhurma mediatike.

“Ai nuk ka asnjë ide se për çfarë akuzohet,” shtoi ajo, duke theksuar konfuzionin e lojtarit në mes të spekulimeve në vazhdim. Avokatja gjithashtu adresoi mundësinë e thirrjes së Mbappe për të dëshmuar para autoriteteve në Stochkolm, duke thënë: “Sigurisht që ai do të paraqitet”.

Nga ana tjetër vetë Mbappe akuzoi ish-klubin e tij PSG, me të cilin është në gjyq dhe kërkon 55 mln euro dëmshpërblim, se po fabrikon lajme të tilla për t’i prishur imazhin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Aurela Gaçe feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush artistja shqiptare

Aurela Gaçe feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush artistja shqiptare