Hetimi për lobimi “rus”/ Balla: Llogari
Ristanit? Si t’ia kërkosh kamerierit të dehur

Hetimi për lobimi “rus”/ Balla: Llogari<br />Ristanit? Si t’ia kërkosh kamerierit të dehur<br>
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, në lidhje me hetimin e Prokurorisë për origjinën e parave të lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, e ka përgëzuar këtë nismë, por ka thënë se është e pamjaftueshme për sa kohë që nuk pyetet vetë kryetari i partisë së djathtë Lulzim Basha.

Balla ka thumbuar Prokurorinë por edhe Arben Ristanin, i cili u mor në pyetje sot, duke bërë një paralelizëm mes ish-kreut të KQZ-së dhe alkolit, gjë për të cilën ai është akuzuar mjaft herë nga socialistët në Parlament.

Statusi i Ballës në Facebook:

Lajm i mirë që Prokuroria është vënë në lëvizje, por presim të thërrasë Lulëzim Bashën. Sepse të mjaftohesh me Arben Ristanin është si t’i kërkosh kamarierit të dehur llogari për pijet e futura kontrabandë në lokal.

Kjo është një çështje që mban brenda një akt të rëndë, me implikime negative edhe në aspekte të sigurisë kombëtare. Lulzim Basha duhet të japë shpjegime të qarta, pasi kjo nuk është më një çështje që i përket vetëm drejtësisë në aspektin financiar, por cënon drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare.

balla

Statusi i Taulant Ballës në Facebook

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja