Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.
Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.
Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.
Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa ështe bashkëthemeluese. Tek selie e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
-
Erjonit ti nxjerrin uje te zi se nuk kishte brek para se te behej kryebashkiak dhe te gjithe kokpalareve
Përgjigju -
Nuk kane nevoje te kene nje shkak te ligjshem qe BKH t'ju kontrolloje,mjafton te kene dyshim.Pastaj /hetimi i pasurise/ eshte shkak i ligjshem per kontroll.
Përgjigju -
Po u djeg suma... sikur z.Veliaj i mirepriste hetimet e kolegeve t3 spak.
Përgjigju-
Fiks.
-












Komente
Komento