Hetimi për 'CEZ' në vendnumëro/ Prokuroria kërkesë në Kosovë për biznemenin Nuel Kalaj

 Hetimi për 'CEZ' në vendnumëro/ Prokuroria kërkesë në Kosovë për biznemenin Nuel Kalaj

Hetimi për privatizimin e kompanisë “Cez-Albania” ka mbetur në vend numëro dhe çështja penale e kthyer nga gjykata e Tiranës për rihetim në prokurori, vijon të qëndrojë e pezulluar. Kjo pasi një ndër detyrat që ka caktuar gjykata e Tiranës,është pyetja e biznesmenit nga Kosova Nuel Kalaj. Mirëpo pas dështimit të letërporosisë së parë të dërguar në Kosovë me qëllim pyetjen e këtij biznesmeni, që ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes kompanisë “Cez-Praga” dhe qeverisë Shqiptare, prokuroria e Tiranës, i është drejtuar me një kërkesë të dytë palës kosovare, duke kërkuar marjen në pyetje të Nuel Kalaj. Letërporosia i është drejtuar sërisht prokurorisë së Prishtinës, duke i kërkuar kësaj të fundit të lokalizojë, shoqërojë në polici ose prokurori dhe të marë në pyetje Nuel Kalaj, pyetje këto që janë përgatitur nga grupi i prokurorëve në Tiranë. Disa muaj më parë pala Kosovare ktheu një përgjigje të thatë në adrresë të prokurorisë Shqiptare, duke pohuar se:”…nuk jemi në gjëndje ta gjejmë Nuel Kalaj, kur ta lokalizojmë do realizojmë dhe intervistimin e tij për pyetjet që ju interesoheni…”. Nisur nga kjo përgjigje, hetimi i prokurorisë për këtë çështje ka mbetur në udhëkryq, pasi pyetja e Nuel Kalaj, ka qënë një nga detyrat kryesore që gjykata e Tiranës i kishte caktuar prokurorisë për të kryer. Në pamundësi për të gjetur dhe pyetur Nuel Kalaj, prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës me një kërkesë, duke kërkuar zgjatjen e hetime me disa muaj të tjerë, dhe përsëritur për letërporosinë drejt Kosovës për herë të dytë. Pavarësisht se autoritet Kosovare kanë pohuar në përgjigjen e tyre se nuk janë në gjëndje të gjejnë Nuel Kalaj, ky i fundit është shfaqur shpesh herë në Kosovë përkrah ish-kryeministrit të këtij vendi, Ramush Haradinaj. Në procedurat e privatizimit të “Cez” dyshohet se është i implikuar dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Disa muaj më parë Berisha është marrë në pyetje në prokurori, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat politike që i bëhen për privatizimin e kompanisë energjitike. Ndërkohë që lidhur me këktë çështje është marrë në pyetje dhe ish-ministri i Ekonomisë Genc Roli dhe një sërë ish-zyrtarë të tjerë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të pyesë dhe biznesmenin Nule Kalaj, por për shkak se ky i fundit qëndron në Kosovë, prokurorët dërguan një letërporosi në këtë shtet për të kryer marjen në pyetje të tij. Por pyetja e tij dështoi.

Emri i Shkëlzen Berishës

Emri i Shkëlzen Berishës në lidhje me historinë e privatizimit të OSSH nga qeveria “Berisha” tek kompania çeke “CEZ” u lakua për herë të parë nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, i cili u shndërrua në dëshmitarin kyç që zbardhi prapaskenat e privatizimit abuziv, me një kosto 400 milionë euro për buxhetin e përbashkët të shqiptarëve. Konkretisht, gjatë seancës së komisionit hetimor për çështjen CEZ, në nëntor të vitit 2016, Romeo Kara tha se mund të kishte lidhje mes Shkëzlen Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj, por dëshmitari ka deklaruar se nuk kishte dokumente për këtë pretendim. “Ka pasur lidhje të forta me kryeministrin e atëhershëm. Ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Nuk është vetëm një e-mail, por janë disa e-maile që unë kam gjetur, të cilat konfirmojmë që ky person merrte përsipër për të negociuar mes shtetit shqiptar dhe CEZ. Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”-ka deklaruar Kara para komisionit hetimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja