Hetimi, siguracioni i makinave
si po mashtrohen klientët

Hetimi, siguracioni i makinave<br />si po mashtrohen klientët
TIRANE - Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka përfunduar hetimin paraprak mbi kompanitë e sigurimeve lidhur me vendosjen e çmimeve ku ka konstatuar dhe shkeljet e para. Burime nga ky institucion, bënë të ditur se janë në përgatitjen e raportit përfundimtar mbi tregun e sigurimeve, ku mësohet se është cenuar neni 4 i ligjit mbi konkurrencën ku përcaktohet se "ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshje që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çminin e blerjes ose të shitjes apo çdo kusht tjetër tregtimi".

Në bazë të këtij neni, shpjegojnë ekspertët e fushës, rezulton se këto kompani kanë fiksuar çmimin e primeve të siguracionit në të njëjtin nivel dhe kanë shkelur rregullat e konkurrencës. "Në këtë mënyrë, citon AK, është krijuar një treg i monopolizuar nga disa kompani, konkretisht tetë të tilla".

Autoriteti ka mbyllur hetimet paraprake lidhur me këtë hetim dhe pritet të merret vendimi për të vazhduar në hetim më të thelluar, i cili do të japë dhe mundësinë për të dalë me masa konkrete. Përfundimi i këtij hetimi vjen pak ditë mbasi kompanitë e sigurimeve kishin kërkuar një rritje tjetër të çmimeve. Duke tentuar në këtë mënyrë një rifiksim çmimesh në kuota më të larta financiare.

Nga monitorimet e kryera rezulton se të gjitha kompanitë e sigurimit, aplikojnë çmime të rritura në masë të njëjtë për të gjitha primet e sigurimit të detyrueshëm motorik. Çmimet e mjeteve motorike janë trefishuar njëkohësisht duke lënë të nënkuptuar dhe një pakt mes kompanive. Në bazë të këtyre monitorimeve, Autoriteti i Konkurrencës ka përcaktuar shkeljet e kryera pasi tetë kompani sigurimesh prej dy muajsh operojnë në tregun e siguracioneve me çmime tre herë më të larta dhe në të njëjta nivele duke mos bërë as një tentativë për ndryshim çmimesh në treg. Vendimi për të kaluar në hetim të thelluar do të meret në ditët në vijim nga komisioni i ngritur për këtë çështje.

Të gjitha pikat e sigurimeve të kompanive të ndryshme që operojnë në këtë sektor duke filluar nga data 1 shkurt i këtij viti filluan të zbatojnë një tabelë të re çmimesh për siguracionin e mjeteve motorike. Mjafton që të shohim çmimin standard të mjeteve që janë më gjerësisht të përdorura nga qytetarët për të kuptuar që çmimet kanë pësuar dyfishim. Kështu, nëse më herët për një makinë me kapacitet motorik mbi 1.600 cm3, çmimi varionte diku te 6.3 mijë lekë, tashmë kjo vlerë është standarde 14.6 mijë lekë për të njëjtën makinë. Ndërsa për makinat me kapacitet motorik deri në 1600 cm3, primi i sigurimit është 14 mijë lekë. Sërish nga agjentët lihet një hapësirë për të luajtur me ulje minimale çmimi, por kjo gjithsesi duket se është e papërfillshme.
(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura