'Hetimori i Shëndetësisë'/ Beqaj përplaset me Zhupën e Vokshin pas orës 01:00 pas mesnate! Deputetja e PD telefonon Gardën! Detajet e sherrit pasi kamerat u fikën tek kryesia

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë dështoi për të dytën ditë radhazi për të marrë dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionet e sterilizimit dhe Check Up.

Nuk munguan debatet, tensionet dhe akuzat deri në fyerje mes palëve dhe pretendimet e deputetëve të opozitës për intimidim dhe kërcënim nga ish-ministri, që hyri në sallën e Komisionit dhe u kërkoi deputetëve ta lejonin të fliste sepse kishte mbi 14 orë që priste aty.

Ky moment u kthye në “mollë sherri” dhe është zhvendosur aktualisht edhe në Kuvend. Beqaj pretendon se është tallur dhe fyer, duke iu nëpërkëmbur dinjiteti, por PD e cilësoi si një “hajdut dy metra” që lëvizi i lirë korridoreve të Kuvendit dhe kërcënonte deputetët e opozitës.

Ditën e djeshme (13 nëntor), mbledhja nisi në orën 10:30 dhe përfundoi në 01:30 të mëngjesit të sotëm (14 nëntor) dhe në fund nuk u lejua që Beqaj të dëshmonte, pasi opozita kërkonte dakordësi që të pyetej edhe kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi, që nuk u dha prej mazhorancës.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, informoi edhe dinamikën e asaj çfarë ndodhi më pas.

Në orën 01:30 të mëngjesit, pasi palët nuk ranë dakord, Komisioni rifilloi dhe opozita kërkoi që Ilir Beqaj të largohej, të kthehej në qeli, sepse i kishte përfunduar leja dhe kishin hyrë në datën 14, duke qenë jashtë afatit.

“Në këto momente, Ilir Beqaj hyri për pak çaste në Komision, teksa po fliste Ina Zhupa dhe i tha se kush je ti që më thua se unë duhet të iki, unë nuk do iki!”, informon Konomi.

Në këtë çast ndërhyn edhe deputeti Edmond Spaho, por Beqaj bëhet me dije se i është kthyer duke i thënë “mbylle gojën!”. Dhe kjo u cilësua si një kërcënim nga deputetët e opozitës në sallë, duke ndërprerë menjëherë mbledhjen dhe duke e quajtur shantazh ndaj deputetëve një i paraburgosur. Policia është urdhëruar të kthente në qeli Beqajn.

Pasi kamerat janë fikur dhe mbledhja u mbyll, deputetja Vokshi dhe Zhupa kanë shkuar te salla ku qëndronte Ilir Beqaj dhe janë konfliktuar me oficerët e Policisë së Burgjeve. Ato kërkuan që Beqaj të kthehej në qeli, por oficerët i kanë thënë se duhet të merrnin urdhër për këtë. Vokshi është përgjigjur se urdhrin e jep Kuvendi për kthim në qeli, kurse Zhupa telefonoi Gardën, e duke i thënë se ndihej e pasigurt dhe e kërcënuar nga prania në Kuvend e zotit Beqaj.

Në këto çaste Policia ka vepruar duke e larguar Beqajn dhe pas kësaj u larguan edhe dy palët politike nga Kuvendi. Teksa mëngjesin e sotëm erdhi edhe reagimi i ish-ministrit, që mohoi kërcënimet ndaj deputetëve dhe pretendoi se ishte lënë mbi 14 orë në pritje, duke u fyer dhe tallur nga deputetët e opozitës. Beqaj pretendon se leja nuk varet nga koha, por nga procedura e çështjes përkatëse dhe nuk ka kufi. Ai tha se ka qëndruar vetëm një hap larg komisionit dhe se ishte ndjerë nën presion. Edhe avokati i Beqajt ka pretenduar se është ndjerë i sulmuar dhe shantazhuar nga deputetët e opozitës, duke bërë edhe ankim në Dhomën e Avokatisë.

Gazetarja Konomi sqaroi se afati i Komisionit mbyllet sot në mesnatë dhe nëse ka persona për t’u pyetur duhet të merren sot. Kjo, nëse Parlamenti nuk merr vendim të dytë për ta zgjatur për së treti afatin e Komisionit (PD pretendon edhe 3 javë të tjera). Në këto rrethana afati në mesnatë mbyllet dhe Komisioni përfundon, dukshëm pa dëshmitë e kërkuara nga opozita.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Branko Shkozës në Durrës/ 35 vjeçari e mohon: Më rrahën në polici që të pranoja krimin

Vrasja e Branko Shkozës në Durrës/ 35 vjeçari e mohon: Më rrahën në polici që të pranoja krimin