'Hetimori' i Shëndetësisë 16 orë mbledhje maratonë, bllokohet sërish dëshmia e Ilir Beqajt për 'sterilizimin'! Dy ditë peng i debateve PS - PD, s'ka konsensus për shtyrjen e afatit

TIRANË- As mbledhja 16 orë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, - i nisur në orën 10:00 të së mërkurës dhe i mbyllur në orën 02:30 të së enjtes 14 nëntor 2024 - nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Për herë të dytë dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i thirrur nga opozita për koncesionin e sterilizimit u bllokua dhe mbeti sërish peng i debateve mes opozitës dhe mazhorancës. Edhe pas një pushimi rreth 1 orë pas mesnate, PD dhe PS nisën mbledhjen sërish me të njëjtat debate.

Në orën 02:30 deputetët e PD-së Albana Vokshi dhe Ina Zhupa kërkuan kthimin në qeli të Ilir Beqajt.

PD kushtëzon dëshminë e Beqajt me pyetjen e kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushit. Kërkesa për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor nuk u miratua në Konferencën e Kryetarëve dhe palët u kthyen në Komision me të njëjtat debate.

Komisioni është futur në një rrugë pa krye, ndërsa të enjten përfundon afati, pra mesnatën e 14 nëntorit. Beqaj pret ende në korridorin e Kuvendit.

Beqaj pret në korridor

Ish-ministri Beqaj është paraqitur dy ditë në Kuvend për dëshminë, por veçse ka pritur në korridore. Report Tv solli edhe një video ku Beqaj dallohet pas mesnate me duar në xhepa duke pritur në Kuvend. Ai mbërriti në Kuvend në orën 10:30 të së mërkurës së 13 nëntorit dhe u largua në orën 02:30 minuta të 14 nëntorit.

As të martën, 12 nëntor,  opozita nuk e lejoi Beqajn që të jepte dëshminë me poër point. Prandaj, Beqaj të mërkurën solli fotografi të printuara ku tregojnë gjendjen e spitaleve gjatë qeverisjes Berisha.

Beqaj ndodhet në paraburgim pasi po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest me burg' për abuzim me fondet e Bashkimit Europian në SASPAC ndërsa për koncesionin e sterilizimit ai po hetohet nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'  . 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:43
Korreshi: Ti bëhet kërkesë drejtorisë së Burgjeve, deri kur e ka lejen Ilir Beqaj? Jepet pushim në mbledhjen e Hetimorit të Shëndetësisë

 

Deputeti i PD Saimir Korreshi, tha se duhet që ti bëhet kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve për të pyetur lidhur me lejen e Ilir Beqajt.

Ai tha se edhe kryeministrit Rama duhet që të lajmërohet të vij në komision.

‘Unë them dhe njëherë ti bëhet kërkesë drejtorisë së përgjithshme të burgjeve deri ca ore e mban hapur institucionin dhe lejen deri kur e ka ai. Ne përsëritim kërkesën tonë, Azejbarxhan ka ëirles që ti çohet një mesazh kryeministrit që të vij të dëshmojë. Unë do doja që ishalla Vilma nuk është vizituar tek ajo ambulanca që ju më treguat dhe të ketë bërë analizat e Check Up. Këta janë bërë qesharak’, tha ai.

Ndërkohë, Komisioni ka marr 10 minuta pushim, pasi do të ketë një konsultim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ora 23:22
Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi: Rama i pashpirt, solli hajdutin dy metra me pranga dhe bëri show

Prej orës 10:30 të mëngjesit në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijon të mbahet peng dëshmia e Ilir Beqajt. PD kërkon të thirret kryeministri Rama e Vilma Nushi e nga ana tjetër deputetët e PS kanë hequr dorë edhe nga fjala. Asnjë prej tyre nuk po flet në komision, ndërkohë që deputetët e opozitës vijojnë të mbajnë fjalime.

Kryetarja Albana Vokshi tha se gjithçka ishte një show i Edi Ramës, që sipas saj solli në Kuvend hajdutin 2 metra me pranga.

Ina Zhupa: Mos e fusni këtë komision në librat e zinj të progres raporteve, të historisë së parlamentarizmit dhe historisë së komisioneve hetimore, se do jetë edhe emri juaj atje. Mos të ketë referencë për mënyrën se si mazhoranca shkel çdo rregull dhe çdo të drejtë të opozitës. Mund ta shfrytëzojmë deri nesër afatin.

Albana Vokshi: Përfundimisht Rama e tregoi që është i pashpirt, bëri show, solli dy ditë një hajdut dy metra me pranga, as nuk e ruajti fare, as nuk e la. E bllokoi. E kuptoni sa i pashpirt që është , boll që të mbrojë veten e vet, kushërirën e vet, Vilmën dhe Ogertën. Këto ka porosi. Aq i pashpirt sa e hodhi këtë. Mirë që e hodhi, se Veliajn e Belindën akoma po i mbron, e hodhi për 200 mijë euro dhe e solli këtu edhe me pranga për të mbuluar veten e vet. Sa i pashpirt mund të jetë njeriu që të shkojë deri këtu. Dy ditë e bllokoi që të mos fliste. Dy metra, hajdut dhe me pranga.

Ora 22:29
Rinis Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, 12 orë të njëjtat debate mes PD e PS! Beqaj ende në Kuvend

Pas një pushimi, mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka nisur sërish. Prej 12 orësh PD e PS vijojnë me të njëjtat debate. Opozita kërkon në komision dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.

“Jemi të prerë, të qartë që do zbatojmë vetëm interesin publik. Jo 11 orë e 12 orë, po aq kohë sa të jetë e nevojshme për ta kthyer këtë komision në ligjshmëri. Edi Rama ka ardhur në këtë sallë dhe ka dhënë llogari, është përgjigjur edhe duke u shmangur, për aferën e inceneratorëve”, tha deputetja Ina Zhupa.

Ndërkohë, dëshmia e Ilir Beqajt ka mbetur peng. 

Ora 21:16
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, PD ‘monolog’, socialistët asnjë fjalë! Dhori: S’jeni këtu për të mbajtur kokat në telefona

 

Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë u ndërpre për një pushim. Prej një ore deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë marrë fjalën në Komision.

Ndërkohë, deputetët e PD vijuan të mbajnë fjalime secili me radhë. Madje në një moment, deputetja Ilda Dhori u tha kolegëve të mazhorancës që të lënë telefonat pasi nuk janë në komision për të qëndruar me kokë në telefona.

Albana Vokshi: Na thoni, a do e thërrasim Vilmën apo jo? Mos u bënë mbrojtës të krimit në Shëndetësi.

Ilda Dhori: Ku ndryshon Vilma Nushi nga Ilir Rrapaj. Serioziteti tyre është të mos përmendim Vilmën dhe Ramën dhe këta që janë të përzgjedhurit r shumicës për t’i mbrojtur. Të tjerët, kush u ka rrëshqitur nga duart, s’ka gjë se i kanë lëshuar. E sollët nga qelia nuk e patët problem, se ai ka rrëshqitur, por Vilmën do ta mbajë fort Rama, deri në fund. Mund t’i lini telefonat, paguheni për të qenë prezent në komision. Shërbimi ndaj komisionit nuk është të mbani kokat ulur në telefona.

Ora 20:26
Hetimori i Shëndetësisë, Korreshi: Beqaj shyqyr që doli nga burgu...po ha, po pi! Mos na vjen i dehur! E keni bërë këtë parlament si lëvozhgë groshe

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë iu përgjigj akuzave të PS, duke u thënë se nuk është opozita që po saboton punën, por mazhoranca po e mbyll komisionin fare. Me ironi, komentoi edhe deklaratat e PS që kërkojnë dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.

Saimir Korreshi: Këta po mbyllin komisionin fare. Ai shyqyr që doli, po ha po pi, takime speciale. Kam hall se po ta thërrasim mos vjen i dehur. Se ka kohë pa pirë alkool. Prandaj po kursejmë pak te kjo pjesë. E para për sabotim, o e keni bërë këtë parlament ju si lëvozhgë groshe, kështu po bëhet ky kuvendi ynë. S’bën vaki kurrë që të thuhet s’mund të na imponohet neve Gjykata Kushtetuese. Hiqeni atë “lëreni Beqaj të flasë”. Ne do vëmë ca parulla “silleni Edin të flasë”.

A e ka ai atë surrat që tu thotë shqiptarëve që lekët nuk janë vjedhur, qeveria e këtij ka derdhur ca lekë të ketë kompanitë, ai duhet të vërë surratin te kamerat dhe të thotë po këto lek i ka kaluar qeveria ime, janë vjedhur apo jo. Se na e trumbetojnë me tigan me kusi, tani gjithë hallexhinjtë marrin 4 mijë lekë, këta marrin 160 mijë euro për 4 muaj vetëm se rrinë në Tajlandë atje pa brekë. Se do i japin konsulencë si të vjedhin në kurriz të shqiptarëve. Kaq e thjeshtë është situata sot, ju kur thoni që Beqaj të dëshmojë me dudum, skam parë ndonjëherë në burg, se atje vetëm sapun ka dhe ishalla si ka rrëshqit shpesh. Në burg ishte edhe Rrapaj po mbaroi punë iku. Ju thoni do ta thërrasim Beqajn ta dëgjojmë po akoma s’kemi zbardh procesverbalet e mbledhjeve të kaluara. Ne jemi në ajër. Nëse gjithsecili nga ju mendon se lekët e shqiptarëve mund të kalohen në atë farë derexheje, ti rruajë Vilma.

Ora 19:56
Vokshi te Hetimori i Shëndetësisë: PS skenar që ne të ikim dhe t’i japin mundësinë Beqajt të dëshmojë me power point për një orë

 

Opozita dhe mazhoranca nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre edhe pas 10 orësh debate në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Kryetarja Albana Vokshi akuzon PS se kanë bërë skenar që PD të ikë dhe më pas ata të pyesin Ilir Beqajn me power point dhe ta mbyllin për një orë.

Nga ana tjetër, nënkryetari i PS, Plarent Ndreca i tha se s’ka asnjë skenar, por kërkojnë që të vijojnë me rendin e ditës.

Albana Vokshi: Skenari është që ne të ikim dhe këto t’i japin mundësinë e power point, propagandës dhe ta mbyllin për një orë. E kuptoni se çfarë planesh ke bërë. Nuk na lodhni dot ne. Harrojini skenarët që i bën ti nuk të ecin këtu.

Plarent Ndreca: S’kemi qëllim t’iu lodhim, por ta mbyllim këtë komision. Të vijojmë me rendin e ditës. E keni shtyrë mbledhjen vetëm ju sot. Unë e shoh që ju s’doni ta mbyllni. Unë po u them e kemi shtyrë pafund këtë komision, kemi kohë mjaftueshëm për të mbyllure rendin e ditës. Ju se bëni dot, ne e bëjmë. Po u them hajde ta bëjmë bashkë. Ju po e sabotoni komisionin.

Ora 19:39
Dëshmia e Beqajt mbahet peng dy ditë me radhë, Vokshi: S’do e lëmë me kaq! Jemi Republikë bananesh, në Amerikë s’guxon njeri të mos paraqitet! Ndreca: S’e kemi thirrur Ramën

 

Për të dytën ditë me radhë, Ilir Beqaj u paraqit në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, por pyetja e tij po mbetet peng i debateve PD-PS.

Teksa Beqaj bënte ecejake në korridoret e Kuvendit, ish-kolegët e tij debatonin në Komision. Opozita kërkon dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.

Vokshi paralajmëroi se nuk do ta lenë me kaq derisa të zbardhet e vërteta.

“Ju jeni penguesit e komisionit hetimor parlamentar. Ju keni kryer vepër penale, dhe kushdo që nuk i është përgjigjur komisionit ka shkelur ligjin. Mos mendoni se do lemë këtu, mos mendoni se do heqim dorë nga e vërteta.

Mos mendoni që nuk do e zbardhim dhe nuk do i cojmë të gjithë aty ku duhet të jenë, Edi Rama i pari. Ai ka urdhëruar që ti binden kodit të mafies. Duke vazhduar te Ilir Beqaj, te Ogerta Manastriliu, Albana Koçiu etj”, tha Albana Vokshi.

Ndërkohë, nënkryetari socialist  Plarent Ndreca thotë se komisioni nuk i ka thirrur Ramën dhe Nushin. Por, Vokshi thotë se janë thirrur nga opozita dhe këtu ua njeh Gjykata Kushtetuese.

Vokshi: Ne jemi republikë bananesh. Në Amerikë s’guxon njeri të mos paraqitet tek komisionet.

Ndreca: Edi Rama nuk është thirrur fare nga komisioni.

Vokshi: E kemi thirrur ne. Na e njeh Gjykata Kushtetuese.

Ora 18:42
‘Hetimori i Shëndetësisë’, PS kërkon të nisin me dëshminë e Ilir Beqajt! Vokshi: Rama u ka mbyllur gojën

 

Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. PS kërkon që të nisin me dëshminë e Ilir Beqajt, ndërkohë që Alvana Vokshi u thotë se Rama u ka mbyllur gojën.

Plarent Ndreca: Ajo që ne kërkojmë që nga ora 10 e 30 është vijimi i rendit të ditës. Këtë monolog mund ta vijoni, ne duam të vijojmë me rendin e ditës. Të thirret dëshmitari. Nëse doni të bëni monologë, vazhdoni me monologët tuaj, ne jemi tek rendi i ditës.

Albana Vokshi: Ua ka mbyllur gojën Edi Rama, nuk u le as të hapni gojën.

Plarent Ndreca: Sapo e hapa gojën dhe thash doni të vijoni me rendin e ditës. Kemi një rend dite të miratuar, keni gjithë ditën që e sabotoni.

Albana Vokshi: E keni sabotuar ju, jo ne.

Plarent Ndreca: Ne kërkojmë vijimin e rendit të ditës.

Ora 17:43
Report Tv zbardh debatet në Konferencën e Kryetarëve! PD kërkon shtyrjen e afatit për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! PS kundër: Kishit kohë, e zvarriti kryetarja

Debati mes opozitës dhe mazhorancës po vijon edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku po shqyrtohet kërkesa e opozitës për shtyrje të afatit për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka zbardhur debatet  brenda në mbledhje. Kërkesa e PD për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes 3 argumenteve.

1- S’ka kohë për dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët.

2- S’ka asnjë mundësi zbardhje dhe miratim procesverbalesh (dokumente të nevojshme për t’u miratuar para mbledhjes së fundit)

3- S’ka asnjë mundësi te diskutohet edhe të shkruhet raporti (qofte një apo dy)

Por Partia Socialiste kundërshton zgjatjen e afatit për Hetimorin e Shëndetësisë përmes Tualant Ballë, i cili thotë se kanë pasur kohjë të mjaftueshme, por kryetarja Albana Vokshi ka zvarritur punën.

“Fajin e ka kryetarja e komisionit, ajo e zvarrit, nuk keni bërë punë”, tha Balla.

Në mungesë konsensusi, çështja pritet t’i kalojë nesër seancës plenare.

Ora 16:24
Ndërpritet sërish mbledhja e ‘Hetimorit’ të Shëndetësisë, PS kundër

1731510936_Screenshot2.jpg

Mbledhja e Komisiomnit Hetimor të Shëndetësisë u ndërpre sërish, mes debateve dhe akuzave PD-PS. Me kërkesë të opozitës, kryetarja Albana Vokshi ndërpreu mbledhjen pasi do të nisë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e opozitës për zgjatje të afatit të komisionit.

Ndërkohë, nënkryetari Plarent Ndreca ishte kundër mbylljes së mbledhjes.

Ndreca: Thërrisni zotin Beqaj të vijojmë me dëshminë. Është kërkesë proceduriale brenda rendit të ditës. U bënë 30 orë tashmë. Nëse keni kërkesë proceduriale hidheni në votim. Parlamenti i Shqipërisë funksionon me votë. Kërkesa ime është të bësh detyrën. Kërkesa e fundit, thërrisni zotin Beqaj, të flasë. 

Ora 16:19
PS kërkon që Beqaj të nisë me dëshminë: Keni dështuar! Zhupa: Jeni peng i Ramës, iu përdor si lecka

 

Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë po vijojnë sërish debatet. Petro Koçi kërkoi që të fillohet me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, por opozita këmbëngul që të pyeten edhe Vilma Nushi dhe kryeministri Rama.

Deputetja demokrate Ina Zhupa i tha kolegëve të mazhorancës se janë peng i Edi Ramës dhe se ai i përdor si lecka.

Petro Koçi: Kam tre kërkesa, e para të fillojmë nga rendi i ditës, e dyta të thërritet dëshmitari, e treta të flasë dëshmitari. Jam i shqetësuar me dështimin tuaj, se do arkivohet si dështim parlamentar.

Ina Zhupa: Ky është dështimi i qeverisë dhe mazhorancës, për t’iu garantuar njerëzve kujdes shëndetësor, të mbrojnë jetën e qytetarëve, që të sigurojnë ilaçe për qytetarët, operacionet kur duhet të bëjnë qytetarët dhe lëshojën shkresë për të vendosur numër të kufizuar, keni dështuar edhe në këtë komision, se jeni peng i Edi Ramës, ju përdor të gjithëve si lecka. Të bëni vetëm atë që thotë ai. A ka ndryshim Ilir Rrapaj dhe Vilma Nushi? Sipas ligjit jo. Sipas QKB, asnjë ndryshim, përkundrazi i shprehin në mënyrë eksplicite subjekti Sani Service me pronar përfitues Ilir Rrapaj, për subjektin 3P Life Logistic, pronar përfitues Vilma Nushi. Kanë një ndryshim, Rrapaj ka tjetër shok të ngushtë atë që ju lini pas dere, ndërsa Vilma Nushi shokun e ngushtë e ka kryeministër.

Ora 15:55
Dëshmia e Beqajt vijon të shtyhet prej debatit, mazhoranca i drejtohet me pankarta opozitës: Mos kini frikë nga fjala e lirë

 

Në komisionin hetimor të shëndetësisë pas posterave të PD-së, ka qenë radha e mazhorancës që nxori disa pankarta në duart e deputetëve ku shkruhej ‘Mos kini frikë nga fjala e lirë’.

Kjo pasi sipas tyre kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi nuk i lë të flasin dhe ndërkohë nuk vazhdon me rendin e ditës me ardhjen e Ilir Beqajt para komisionit për të dëshmuar.

Ora 15:48
'Nëse jeni komision serioz thërriteni Ramën të vijë', Korreshi: Të na tregojë ky shoku që propozon akademi shkencash, si i nxori kët PPP-të?!

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi bëri edhe një herë thirrje të vijë kryeministri Rama në hetimorin e shëndetësisë duke bërë ironi me koncesionin e check up që sipas tij nxori gratë me prostatë dhe burrat shtatzënë.

'Nëse jeni komision serioz thërrite. Kemi thërritur para përgjegjësisë të gjithë drejtuesit e institucioneve. Ta dish ti për check up që ka nxjerrë gra me prostat dhe burra shtatzënë. Të vijë ta pyesim, si i lë me barrë burrat, si i nxjerr check up?! Nuk kam frikë nga debati. Për të qenë transparent, si do dalim para shqiptarëve, këtë shokun që propozoi këto akademi shkencash si i nxori këto PPP-të. Janë lek që i keni fut në dorë shqiptarëve.'

Ora 15:30
Ndreca kërkesë opozitës: Respektoni procedurën! Lejoni zotin Beqaj të hyjë dhe të dëshmojë! Vokshi: Le të vijë Rama dhe Vilma Nushi dhe vazhdojmë

 

Nënkryetari i hetimorit të Shëndetësisë, Plarent Ndreca kërkoi edhe një herë në komision që opozita të respektojë procedurën dhe të lejojnë ish ministrin Ilir Beqaj të hyjë në sallë për të dëshmuar.

Por opozita dhe kryetarja Vokshi thanë se kanë vetëm një kërkesë të vijë Rama dhe sipërmarrësja Vilma Nushi për të dëshmuar.

'Ndreca: Thirrni zotin Beqaj të vijojmë me dëshminë. Është kërkesë proceduriale brenda rendit të ditës. U bënë 30 orë tashmë. Nëse keni kërkesë proceduriale hidheni në votim. Parlamenti i Shqipërisë funksionon me votë. Kërkesa ime është të bësh detyrën. Kërkesa e fundit, thërrisni zotin Beqaj, të flas.

Vokshi: Një kërkesë kemi ne, vijë Edi Rama, të vijë Vilma Nushi dhe të vazhdojë se janë kyç. E ka detyrim të vijë aty të përgjigjet.'

Ora 14:43
'Një mikrofon keni në dorë! Ju të vrisni', Ndreca debat të ashpër me Ilda Dhorin dhe Vokshin: Një foto të nxori jashtë kontrollit! 5 minuta pushim

 

Debatet vijuan sërish në komisionin hetimor për shëndetësinë teksa ende nuk ka hyrë Beqaj që ndodhe në korridor për të dëshmuar.

Gjithçka filloi kur demokratja Ilda Dhori nxori një foto të Edi Ramës me Vilma Nushin, duke kërkuar që të dy të paraqiten për të dëshmuar.

Më pas vijoi debati me Plarent Ndreca pasi Vokshi i hoqi fjalën. Më pas kryetarja Albana Vokshi dha 5 minuta pushim.

'Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni.

Vokshi: Një foto është, shih ça ju bëri! E kupton

Dhori: Na duhen këta ne që shqiptarët të marrin vesh! Ju keni marrë peng Shqipërinë.

Ndreca: Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin,

Dhori: Jam duke folur.

Ndreca: Jo nuk po flet, po flisja unë.

Vokshi: Një foto e nxori jashtë kontrollit. Po të ishin shumë foto.

Ndreca: Për shkak se keni një instrument në dorë, bëni vrasje

Vokshi:Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku.  Qetësohu! Nuk e monopolizon ti. Qetësohu! E di që ke marrë mesazhe nga Edi Rama.'

Ora 14:36
Deputetja e PD-së nxjerr foton e Edi Ramës me Vilma Nushin: Të vijnë të dëshmojnë! Ndreca: Na keni strapacuar 29 orë, ftojeni Beqajn të dëshmojë

 

Deputetja e PD-së Ilda Dhori nxori një foto të printuar në komisionin hetimor për sterilizimin. Në foto është Edi Rama me sipërmarrësen Vilma Nushi duke kërkuar që të dy të paraqiten në komision.

Nga ana tjetër kjo ka sjellë reagimin e socialistëve me nënkryetarin Plarent Ndreca që tha se u bënë 29 orë që Ilir Beqaj pret që të dëshmojë ndërsa opozita po strapacon këdo.

'Në keni strapacuiar 29 orë ne dhe mediat.'

 

1731505048_ila.jpg

Ora 12:09
Zheni Gjergji propozon 30 minuta pushim, miratohet nga kryetarja Vokshi! Mazhoranca ka rezerva, Beqaj ende nuk ka hyrë për të dëshmuar

1731496302_gjergji.JPG

Deputetja demokrate Zheni Gjergi propozoi 30 minuta pushim në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, pasi duhet të jenë në një komision tjetër që ka të bëjë me buxhetin 2025.

Kjo kërkesë u pranua nga kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi.

Ndërkohë ende nuk ka hyrë në sallë për të dëshmuar ish ministri Ilir Beqaj

Ora 12:05
Beqaj pret në korridor, ka sjellë me vete fotot e zmadhuara për deklaratën para Hetimorit të Shëndetësisë

Ish ministri Beqaj po pret në korridoret e Kuvendit momentin për të hyrë në komisionin hetimor të sterilizimit për të dëshmuar.

Dje seanca u ndërpre në dëshminë e tij pasi ish ministri kërkon poëer point, të prezantojë dëshminë me foto dhe video. Kjo kërkesë u debatua dhe nuk u pranua nga opozita.

Ndërkohë sot ka sjellë me vete disa foto të zmadhuara pjesë të prezantimit të tij, që tregojnë pamje nga spitalet para 2013 dhe koncesionit të sterilizimit.

1731496124_kuvend.JPG

Ora 11:55
Deputetja Bilali ironizon opozitën: Ne marrim porosi në Surrel? Ne nuk shkojmë si Romeo poshtë ballkonit të marrim letra për t'i lexuar

Deputetja Edona Bilali iu përgjigj opozitës që thotë se socialistët shkojnë në Surrel për të marrë porositë lidhur me vijmin e Komisioneve hetimore. Bilali thotë me ironi se socialistët nuk shkojnë si demokratët poshtë ballkonit.

'Bilali: Kur ju përmendi Surrelin dhe porositë që marrim atje. Nuk ka shkuar njeri në Surrel për të shkuar dhe për të marrë porositë për komisionet hetimore. Dhe nuk shkojmë si Romeo poshtë ballkonit për të marrë porosi. Enough is enough. E them në përgjegjësi të plotë. Jo vetëm që nuk na është dhënë porosi nga Surreli. S’na është vënë ndonjëherë ne ndonjë letër apo dokument për të lexuar. Komentet tuaja janë fyerje.

Shpresoja ato kohëra ti kishim lënë pas dhe rinia i lexon si pjesë e historisë. Disa syresh i sjellin në Kuvend. Në vitin 2024 shpenzuam dje 8 orë për një liri themelore, baza e PD-së, Liria e fjalës. E thënë kjo pas një debati 8 orë nga të dy palët, ku edhe pasi e ngrita për deklaratën e kontekstualizuar. Tani po mbërrijmë që materiali mund të jetë i printuar vizualisht në letër në hard copy por jo në ekran.

Vokshi: Në Surrel bëji këto Edon. Ta marri Poëer Point në Surrel.'

Ora 11:41
'Je gati të flijohesh biologjikisht për Berishën', Petro Koçi debat me Vokshin: Aq shumë frikë e keni! 'Jam gati të përballem me të dhe me këdo'

Debate në Komisionin Hetimor për sterilizimin teksa pritet dëshmia e Ilir Beqajt. Petro Koçi në fjalën e tij u shpreh se kryetarja e këtij komisioni Vokshi është e gathsme të sakrifikohet për Berishën.

Më pas ajo iu kthye se socialistët e kanë frikë Berishën dhe nuk lënë rast pa e përmendur.

'Koçi: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën.

Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madhe i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.

Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.

Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve

Koçi: Ik vish bluzën.

Vokshi: Për këto sakrifikohem unë dhe të tjerët që nuk janë këtu. Për të demaskuar korrupsionin që ju e mbroni. Të siguroj ty Petro nënkryetari dhe Edi Ramës, nuk do gëzojë Rama as Vilma Nushi dhe kushdo që ka futur duart në paratë e shëndetësisë nuk do gëzojë asnjë qindarkë.

Ora 11:33
'O Mondi ti nuk i lyen vetullat, mos e dëgjo atë pjesë, deputeti socialist ironi me Spahon: Nëse do ishin veglat me ndryshk do ishin marrë infeksione në spitale

Vijuan debatet edhe sot në Komisionin Hetimor për Sterilizimin. Deputeti socialist Alban Xhelili ka bërë ironi me deputetët e opozitës duke i thënë Spahos se nuk i lyen vetullat, dhe sipas tij nuk janë të vërteta pretendimet e opozitës mbi disa foto të pajisjeve të ndryshkura në Maternitet.

Xhelili: Fotot e paraqitura në komision, janë foto që nuk janë pranuar nga ajo strukturë spitalore që pretendoni se I keni marrë. E kam verifikuar personalisht.

Xhelili: O Mondi, ti nuk i lyen vetullat, mos e dëgjo këtë pjesë. As ti mos dëgjo Saimir.

Vokshi: Kshu i kanë thënë, ia paskan dërguar dje në darkë. Xhelili ju sfidoj, shkojmë bashkë e verifikojmë. Unë kur dal këtu e kam të verifikuar nga të gjitha anët, hajde shkojmë bashkë në martenitet.

Xhelili: Kryetare ju lash të flisnit, edhe dje pa folur dëshmitari e ndërprisnit, sikur e dinit çfarë do thonit, e keni të përparuar këtë pjesë…

Vokshi: Ju e kishit mendjen të mbronit Nushin dhe Ramën.

Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisni te fotot, janë si vetullat e lyera dhe ju thotë dikush që ‘e keni surratin me baltë’, është shenja që le leokoplasti, mos i gënjeni njerëzit. Nëse do ishin veglat me ndryshk do ishin marrë infeksione në spitale.

Vokshi: Meqë ke marrë atë mesazhin, kur nuk keni qenë ju ia kam paraqitur drejtorit të spitalit dhe nuk e ka mohuar. E kam nga burime të brendshme. Shkojmë e verifikojmë, jo vetëm aty. Në Vlorë përdorej autoklava e vjetër, edhe në QSUT dhe Elbasan. Ku janë koncensionet? Mbroni hajdutërinë bravo ju qoftë se mendoni se Rama do ju bëjë deputet, por kjo vjedhje ka kosto të lartë. T’ju vijë turp, pse i mbroni? Ato pajisje të ndryshkura janë akoma, edhe pasi erdhi hirushja e kohës suaj.

Ora 11:21
Plarent Ndreca opozitës: Keni ardhur për agjendën tuaj politike! Tentativa juaj për të bërë me turp deputetët intimidim

Nënkryetari socialist i Hetimorit për Sterilizimin, Plarent Ndreca shprehet se opozita ka ardhur kot në komision, pasi kanë vetëm synim agjendën e tyre politike dhe të zbardhin të vërtetën.

'Ju e keni tërësisht të paragjykuar këtë komision. Nuk keni ardhur për të hetuar por për agjendën tuaj politike. Në këtë pikë ku nuk kemi dalë në raport, 7 në 10 fjalë thoni hajdutëri. Nëse paska konkluzion ju paskeni ardhur kot. Përderisa ka folur gjykata. Pse e ngritëm? E ngritëm për të çuar para një agjendë politike të paracaktuar. E kam thënë nga dita e parë, nuk jemi këtu për të mbrojtur askënd dhe asgjë.

Akuza politike dhe baza partiake nuk kanë vend në parlament. Kemi harxhuar ditë orë dhe minuta për të ndërtuar proces. Konkluzionet i bën gjithsecili. Tentativa juaj për të bërë me turp deputetë është intimidim. Vetëm për të mos e parë me sytë e tyre por me sytë tuaj. Këto diskurse partiake ne nuk kemi bërë asnjë diskurs partiak.'

Ora 11:12
'Sterilizimi/ 'Pa dëshminë e Edi Ramës nuk mbyllet ky komision', Spaho mazhorancës: Nuk ka pse të jeni kaq kokëfortë

Deputeti demokrat Edmond Spaho përsëriti në hetimorin e Sterilizimit edhe një herë kërkesën e opozitës për dëshminë e Edi Ramës në Komision. 

'Pa dëshminë e Edi Ramës nuk duhet të mbyllet dëshmia.

Mazhoranca nuk ka pse të jetë kokëfortë. Nuk janë paratë e mia, por të qytetarëve. Jemi në parlament për të administruar paratë e qytetarëve. Vjedhje e turpshme dhe duhet mbajtur përgjegjësi.'

Ora 10:26
Ish-ministri Beqaj shkon sërish tek Kuvendi për dëshminë tek 'Sterilizimi', me pranga në duar poshtë xhaketës (VIDEO)

 

Ish ministri Ilir Beqaj paraqitet sërish sot në Komisionin hetimor për shëndetësinë ku pritet të vijojë me dëshminë e tij, pasi dje seanca në komision u ndërpre prej debateve të opozitës dhe mazhorancës.

Edhe sot Beqaj u shoqërua nga ambjentet e burgut në Kuvend, ku duken pamjet teksa del nga furgoni me xhaketë, poshtë të cilave ka pranga në duar.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enver Hoxha: 14/11/2024 07:52

    O zot çfar tmerri Albana Vokshi tranzigjorja hajdute e pa skrupullt me hormone burri drejton ktē teatēr tē pēshtir. Imagjinoni tē vi kjo nė pushtet se çfar i bēn popullit.

    Përgjigju
  • Doc: 13/11/2024 22:47

    Pse nuk flitet per te verteten? Qe Albana Vokshi eshte produkt i nje operacion nderrim seksi i pasukseshem per tu bere grua. Qe hormonet per ta bere femer jo vetem qe nuk funksionojne por perkundrazi i shkaktojne kriza te renda nervore dhe sjellje te pakontrolluara. Ky transgjinor ka vetem nje vend: ne spital.

    Përgjigju
  • ASIM VOKSHI HERO: 13/11/2024 21:11

    Nuk e di se a është e gjakut tem ajo grua aq 'trime e e e mëndje hollë,.Por soji ynë nuk i ka mësuar cucat të mos kenë turpë.Ne ikemi cucat të i rinë në krah burit,të marrin llagapin e tyre dhe të jen krenare në derën e burit.M.gj.atl do të pyes Bijen se ajo KA QËNË BURNESH,TRIME,NËNË, E LUFTËTARE,por po qe se dhe ajo nuk di gjë,dotë thotë që ajoAlbnaVokshi na ka vjedhur mbiemrin,dhe na ka shitur burërin,trimërin,besnikërin,eatdhedashurin përdwri sa është vënë në shërbim jo tëP.D.SH. por të pjellës sërbe S.B që unë e kam LUFTUAR PO ASHTU DHE NËNË BIJS VKSHI.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/11/2024 09:34

    Kèto gjèra qè pèrjetojnè shqiptarèt me "politikanèt" hajdutè qè kanè nè kuvend, majtas dhe djathtas, NUK E PÈRJETON ASKUSH NÈ BOTÈN E CIVILIZUAR. Arsyeja e vetme pse SHBA dhe KE, themeluan SPAK, ishte pikèrisht pèr ti kapur kèta tè gjithè me njè lopatè gjigande dhe pèr ti dèrguar atje ku kanè vèndin,,NÈ GROPÈN E GJIRIZIT TÈ HISTORISÈ. Kjo èshtè arsyeja pse Beqja ka pranga nè duar sot. Mirèpo kèta Vokshèr e Ndrecèr, nuk njohin as DINJITET dhe as ETIKÈ. Kèta, akoma mendojnè se bota rrotullohet rreth tyre dhe se kèta, akoma japin drejtimin e rrjedhjes sè ngjarjeve nè Shqipèri. Kèta, janè "gjeneralèt" e asaj ushtrie tè vdekurish qè quhet SHOQÈRIA SHQIPTARE. Sot, njè shoqèri europiane, kishte ndjerè domosdoshmèrinè pèr tè artikulluar zèrin e protestès fuqishèm, pèr talljen qè maskarallèku dhe hajdutèria politike nè vènd, bèjnè me tè,,,mirèpo si rèndom nè kètè vènd,,,,shoqèria shqiptare èshtè inegzistente. Ndaj,,,,SHIJOJENI O SHQIPTARÈ,,,,Vokshin dhe Ndrecèn nè shfaqjen e radhès,,,,,TI JE BOLSHEVIKE,,,UNÈ JAM ANEMIKE. Gazi i botès njè shoqèri e tillè,,,ka halabakèt qè meriton mbi kokè.!!!

    Përgjigju
  • Bim: 13/11/2024 08:29

    Teater e zero rrespekt per jeten e qytetarve nga te dyja palet. Gjynah se si tallen me kete popull qe i lejon te tallen pa pik problemit.

    Përgjigju
  • kola: 13/11/2024 07:51

    BEQJA JO HAJDUT ,,POR SUPERHAJDUT,,,ANETAR I BANDES KRYESORE TE VJEDHJES,,,,QE ESHTE QEVERIA...QE VJEDH GJITHCKA,,,RRUGET,,ENERGJINE,,,INCENERATORET,,,,SHKOLLAT..ILACET,,SPITALET,, .ETJ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet