Hetues Këlliçi vijon me bullizimin pasi nuk gjen dot 3 prova për t’i shpëtuar dënimit në gjyqin me gazetarin Carlo Bollino

Hetues Këlliçi vijon me bullizimin pasi nuk gjen dot 3 prova për t’i shpëtuar dënimit në gjyqin me gazetarin Carlo Bollino

Belind Këlliçi

Gënjeshtrat e Belind Këlliçit tashmë nuk kanë kufi. Pasi u përpoq, me bullizmin e tij prej hetuesi politik, t’i çonte të gjithë në burg, në fund ishte ai që përfundoi përpara gjykatës penale si i akuzuar. I kapur nga paniku, ai vazhdon me të njëjtat shpifje dhe fyerje për të cilat do të gjykohet, pas një kallëzimi penal të paraqitur nga Carlo Bollino.

Në seancën pajtimore të mbajtur të martën, Carlo Bollino i komunikoi gjyqtarit refuzimin e çdo pajtimi, pasi shpifjet e Këlliçit, së bashku me ato të Jamarbër Malltezit, janë të përsëritura dhe vazhdojnë ende. Për këtë arsye, Carlo Bollino në të drejtën e tij si pala kallëzuese, kërkoi vazhdimin e gjyqit, ku në seancën e ardhshme në fakt do të marrë pjesë edhe një prokuror. Kjo është procedura e pajtimit e parashikuar nga ligji: nëse pala akuzuese (pra Carlo Bollino) refuzon çdo mundësi pajtimi, pala e akuzuar nuk ka çfarë të bëjë. Në rastin më të keq, mund të largohet dhe të gjykohet në mungesë.

Por, si gjithmonë, Këlliçi përmbys realitetin. Me një postim surreal sot ka përgënjeshtruar Bollinon, duke pretenduar se ka qenë ai – pra i akuzuari – që ka refuzuar pajtimin. Dhe për ta bërë çështjen edhe më qesharake, Këlliçi premton “prova të reja” kundër Carlo Bollinos.

Në fakt, duke ditur që kallëzimin nuk e ka bërë ai, por Carlo Bollino, Këlliçi bashkë me të akuzuarin tjetër, Jamarbër Malltezi, për të shpëtuar mjafton të sjellin 3 prova që vërtetojnë shpifjet dhe gënjeshtrat e tyre:

1) Ku është certifikata e pretenduar e pronësisë së familjes së Jamarbër Malltezit mbi truallin ku Carlo Bollino ka ndërtuar godinën e Report TV, pas një kontrate qiraje plotësisht ligjore me shtetin?

2) Ku është dokumenti i vakëfit i pretenduar që vërteton se familja e Jamarbër Malltezit ia ka dhuruar atë truall bashkisë së Tiranës me kushtin për të ndërtuar një shkollë?

3)Ku është dokumenti i pronësisë së pretenduar që vërteton se Carlo Bollino ka fituar pronësinë e truallit, madje edhe me procedura korruptive?

Këto janë të vetmet prova që i duhen çiftit Këlliçi-Malltezi për t’i shpëtuar gjyqit penal, asgjë më shumë. 

Ky është një rast unik, ku një person akuzohet për vjedhjen e një prone që nuk është në pronësinë e tij dhe akuzohet jo nga pronari legjitim (në këtë rast shteti), por nga një parti politike që nuk ka asnjë lidhje me çështjen. Përveç një plani shumëvjeçar për të bullizuar një gazetar të lirë si Carlo Bollino, kundër të cilit po ndërtohet një gjyq publik krejtësisht politik, me shpifje dhe kallëzime të rreme. Një turp për një forcë politike që pretendon të quhet “demokratike”.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I Fituar: 28/02/2025 11:51

    Kur do ekzekutohet arrestimi i belind kellicit? Cfare po presin???

    Përgjigju
  • Doktori: 27/02/2025 10:13

    I ati përflitej si bashkpuntor i sigurimit në TOB. Xhajallarët merreshin me letra anonime në kohën e PPSh.

    Përgjigju
  • TARRAS LALA: 26/02/2025 21:40

    Ore akoma mereni ju me jevgjitin Blendi Kriçin.Zoti Karlo Bollino ēshtē njē intelektual ekselent e ktē burr zotni ta pērgojoj jevgjiti kriçi kjo ēshtē e pa par tē ngrihen kēmbēt e ti bien kokēs. O zot çfar ndodh nē Albanistanin e Evropēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën