Mohammad Raad
“Izraeli nuk është gati për luftë kundër Hezbollahut". Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të Hezbollahut në Bejrut, Mohammad Raad.
Ai argumentoi se "armiku izraelit nuk është i përgatitur për një luftë për të cilën rezistenca në Liban është gati. Kjo do t'i tregojë të gjithë fuqinë e saj dhe do të ketë gjithmonë fjala e fundit".
Duke thënë se Izraeli është "i zënë ngushtë dhe i frustruar" nga humbjet e tij në Rripin e Gazës, Raad argumenton se ushtria izraelite "ka dështuar të arrijë objektivat e saj".
Eksponenti i Hezbollahut shtoi se "armiku izraelit është i detyruar të tërhiqet sepse është i lodhur dhe duhet të përballet me rezistencën që nuk e priste. Është i frustruar dhe i ka vënë në siklet të gjithë ata që e mbështesin".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamas: Rreth 25 mijë të vrarë dhe mbi 62 mijë të plagosur që nga 7 tetori! OKB: Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar! Shtëpia e Bardhë: Biden bisedoi me Netanyahun për Gazën
