Në ditën e luleve në Shkodër, qytetarët janë bashkuar dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku u ndërpre ne mes jeta e nënës Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.
“Në këtë ditë që Shkodrës i fali 6 majin ditën e luleve në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. 6 maji në Shkodër festohet me fëmijë, lule, me këngë, recitime, por sot të gjithëve u mungonte diçka thelbësore shpirtërore. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur tre trupa, për të cilën asgjë s’na ndalon të shpresojmë se mund t'i gjejmë gjallë, por është gjetur Eriselda që sot përcillet në banesën e fundit. Si nanë si grua si përfaqësuese e bashkisë Shkodër ndihem shumë e trishtuar dhe e pikëlluar... Lutemi për Eriseldën dhe që nëna me dy fëmijët e tjerë të gjenden”.
Ajo ftoi gratë të denoncojnë dhunën, fëmijët që shohin nënë të dhunohet, gjyshet që dëgjojnë debate pas dyerve të mbyllura në mënyrë që këto raste të parandalohen dhe të mos jenë vetëm sensibilizim pasi tragjedia ndodh.
“Dhuna kaq shpesh e thënë dhe e dëgjuar që na përsëritet rëndom, duke marrë jetë e duke shkaktuar viktima e duke na plagosur zemrat, sepse siç kuptohet ndjesë ndaj grave dhe vajzave ushtrohet më dendur. U bëj thirrje të gjithë grave dhe vajzave, fëmijëve që shohin dhunë mes prindërve, mos heshtni, denonconi dhunën. Jo kur është vonë, duhet të ndërhyjmë të denoncohet në instanca të caktuara për këtë punë. Bashkia Shkodër ofron shërbime pikërisht për këtë punë. Duhet t'i parandalojmë”, shtoi ajo.
B.K/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
”The Guardian”: Karnavalet e Shkodrës më të veçantat në Ballkan, si alternativë e atyre të Venecias
28 Janar, 17:38
-
Shkodër/ Makina përplas për vdekje drejtuesin 84-vjeçar të motorit, shoqërohet në polici 28-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
28 Janar, 12:00
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në lumin e Shalës, viktima i paidentifikuar, në fazë të hershme dekompozimi
27 Janar, 10:57
-
Shkodër/ Arrestohet 34 vjeçari akuzohet se është kultivuesi i 4 miniparcelave me kanabis
26 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Shkodër/ Dhunuan 62-vjeçarin për një vendparkimi, gjykata cakton arrest me burg për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin! Avokati: S'ka akuza për çështje të tjera
25 Janar, 09:41
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Shkodër/ Dhunonte bashkëjetuesen në prani të fëmijës së mitur dhe i kërcënonte për jetën, arrestohet 65 vjeçari
24 Janar, 12:55
Nje ngjarje e rende nje nene shume e mire qe bente gjithcka per ti rritur u jepte dashuri dhe nuk mendoj se ka bere kete marrezi qe te mbyste veten dhe femijet e saj.
Përgjigju