Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, Veliaj: Stoli e shtuar për qytetin dhe Parkun e Liqenit Të Tiranës

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, Veliaj: Stoli e shtuar për qytetin dhe Parkun e Liqenit Të Tiranës

Sot u hodh guri i themelit për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj qendre, shprehu gëzimin se Parkut të Liqenit të Tiranës do i shtohet edhe një stoli tjetër. 

"Nuk e fsheh dot gëzimin që Parkut të Liqenit i shtohet një tjetër stoli dhe si kryetar bashkie më duhet të sqaroj se propozimi që kishte Edi në fillim, e sot zbatohet nga Ministria e Kulturës, nga një kazermë e madhe i është kthyer qytetit, i është dhënë Bashkisë së Tiranës si park. Gjysma tjetër i kthehet qytetit, me infrastrukturë, pra vazhdon rruga “Ibrahim Rugova” nga rrethrrotullimi i ish Gardës, përshkon të gjithë Gardën duke ndarë në mes pjesen që i shkon Parkut dhe pjesa e teatrit Kombëtar të Kukullave dhe Qendrës së fëmijëve, për t’u lidhur pastaj me rrugën e Kosovarëve", tha Veliaj. 

Kryebashkiaku sqaroi njëherë e mirë legjendat urbane për ndërtime te Garda Republikës.

“Të gjithë legjendat urbane për ndërtime e kulla do të duhet t’i sqarojmë njëherë e mirë sot. Bëhet fjalë për t’i dhënë qytetit gjysmën e ish Gardës si park dhe gjysmën e terrenit të ish Gardës, pronë publike, për t’ia kthyer qytetit në dy troje ku do të materializohen dy super projekte; projekti i teatrit Kombëtar të Fëmijëve dhe projekti i Bibliotekës Kombëtare”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka qenë skuadra më besnike ndaj identitetit te qytetit.

“Ne e kemi kaluar provën e arkitekturës në Tiranë. Nuk besoj se Tirana në 103 vjet kryeqytet ka pasur ditë më të mira. Merr secilin prej sherbimeve, nga pastrimi, cilësia e veprave urbane, tek vlera e pronës, këto janë ditët më të mira të Tiranës, por unë besoj se kemi dhënë një mesazh të fortë që, teksa synojmë infrastrukturë e arkitekturë avant-garde, kemi qenë skuadra, si në Bashki e në qeveri, më besnike ndaj identitetit. Mjafton të shohësh që Sarajet e Toptanëve i shpëtuam nga tentativa e disatë për zjarrvënie, që të kishte fatin e shkollës Kosova, për t’u kthyer truall e pastaj për t’u bërë pallat. E njëjta gjë me Libohovitët, ku me 18-20 palë pronarë u shpëtua nga rrënimi. Mjafton ta shohësh sot se çfarë gjendje është ajo ndërtesë, për të kuptuar që disa punë mund t’i bëjë vetëm dora e dukshme e shtetit, e qeverisë apo e Bashkisë”, përfundoi Veliaj. 

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.


Lajmi kryesor:

Hidhet guri i themelit për Qendrën Kulturore për Fëmijë! Margariti, Rama dhe Veliaj në kantier: Kultura prioritet! Hapet konkursi për muzeun ‘Besa’


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë