Hidhet në erë kanali i ujit Ibër-Lepenci, kryeministri Kurti takon komandantin e KFOR për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike


 

Foto: Pasojat e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, takoi Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist dhe kriminal në kanalin kryesor të ujit Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it në garantimin e sigurisë së infrastrukturës kritike dhe sigurisë në vend, informoi sot kryeministria.

Kryeministri Kurti falënderoi KFOR-in për gatishmërinë për të asistuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm dhe tejkalimin e situatës.

Palët u pajtuan që të mbesin në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Vuçiç: S'kemi lidhje! Bislimi: Dyshohet krahu i djathtë i Radoiçiç (VIDEO)


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!

Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!