VAU I DEJËS-  Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël. Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet si dhe të momentit të shpërthimit. 

Benard Ndreca në një prenoncim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet policia dhe të lënë qytetareët të lirë të votojnë. 

Fati duket se e ka shpëtuar kreun e ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndocin t’i shpëtonte atentatit me tritol që shpërtheu sapo i dha makinës.  Sipas burimeve të gazetarit të Report Tv, lënda plasëse ka rënë në tokë dhe kjo ka bërë që shpërthimi të ishte më i pakët seç ishte parashikuar. Pas shpërthimit, dëgjohet edhe e ëma e cila pasi vrapon tek makina dhe sigurohet që sjali i saj është gjallë. 

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Shpërthimi dyshohet se është kryer me telekomandë. Provë e dobishme për efektivët e policisë janë kamerat e shumta të sigurisë në banesën e Ndrecës. Pamjet janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe do mund të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe autorët. Pista kryesore për shkakun e atentatit, mund të jetë një mesazh nga posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore.

Fillimisht, Benard Ndreca ka ndezur makinën, e ka lënë ndezur dhe është rikthyer në banesë për të veshur këpucët. Ai është rikthyer në makinë dhe më pas në momentin që ka qenë duke u nisur, makina e tij tip 'Audi' ka shpërthyer në pjesën e përparme. Me të ka qenë edhe e ëma e cila ishte duke e pritur në pjesën e prapme të makinës. Një pistë është edhe dyshimi se lënda plasëse ka rënë në tokë duke e ulur efektin, gjë që mund t'i ketë shpëtuar jetën Ndrecës. 

Në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia dhe prokurori i caktuar kanë kryer veprimet hetimore, teksa ka mbërritur dhe ish-deputeti i PD-së Zef Hila, i cili kandidon më 14 maj për kryetar të bashkisë. E pranishme është edhe deputetja e PD Greta Bardeli.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Ergys Kavaja

1681192517_BenardNdreca1.jpg

 

Benard Ndreca

 

1681195023_1.jpg

 

Makina e dëmtuar

 

Zef Hila dhe deputetja Bardeli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
VIDEO /Pasi sigurohet që është gjallë, reagimi i nënës së Benard Ndrecës kur mjeti shpërthen: Ah e mjera unë!

 

Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse në mjetin e Benard Ndrecës, shihet edhe nëna e tij e cila ka shpëtuar gjithashtu mrekullisht nga ky moment.

Ajo vrapon direkt tek i biri, e ëma hap derën e makinës dhe sigurohet që është gjallë.

“Nard more, Nard more, ah e mjera unë”- tha nëna e tij.

Ora 12:23
Shpërthimi me tritol në mjetin e Benard Ndrecës, ja si arriti kreu i ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës t’i shpëtojë atentatit

 

Fati duket se e ka shpëtuar kreun e ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndocin t’i shpëtonte atentatit me tritol që shpërtheu sapo i dha makinës.

Sipas burimeve të gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja lënda plasëse ka rënë në tokë dhe kjo ka bërë që shpërthimi të ishte më i pakët seç ishte parashikuar.

Ora 11:58
VIDEO/ Atentati ndaj Benard Ndrecës në Vaun e Dejës, Report Tv siguron pamjet e shpërthimit me tritol të makinës

Report Tv ka siguruar videon e shpërthimit të makinës së kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Siç shihet nga pamjet sapo Benard Ndreca futet në makinë, makina hidhet në erë! Ky i fundit ka shpëtuar pa lëndime. Shpërthimi duket se ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në pjesën e parme të makinës. Ndërkohë mrekullisht pa u lënduar ka shpëtuar edhe mamaja e tij, e cila ndodhej jashtë në ato momente, shumë pranë pjesës ku mjeti shpërtheu. Ajo nxiton menjëherë për tek djali për të parë se si është!

Ora 11:58
VIDEO/ Atentati në mjetin e Benard Ndrecës, momenti kur dy personat e maskuar vendosin tritolin në mjet

 

Ky është momenti kur dy persona kanë vënë sasinë e lëndës plasëse në mjetin e Benard Ndrecës. Dy personat janë të maskuar. Shpërthimi është mjaft i fortë.

Ora 11:44
Vau i Dejës/ I bënë atentat, Benard Ndreca: S’kam konflikte, akt politik! Nga kamerat duken 2 persona të maskuar që vunë tritolin

 

Benard Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi një atentati me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip ‘Audi’. Mjeti shpërtheu në pjesën e përparme teksa Ndreca ishte në makinë. Ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Mjeti shpërtheu me telekomandë.

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar. Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion.”- tha Benard Ndoci.

Ora 10:13
I shpëtoi atentatit me tritol, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: S’kam konflikte me askënd! Policia dyshon për dy persona

 

Benard Ndreca i cili i shpëtoi sot atentatit me tritol të vënë në mjetin e tij është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek askush.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në banesën e tij që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Policia dyshon për 2 persona që mund të kenë qenë autorët.

Ora 09:02
VIDEO+FOTO/ Atentati me tritol mjetit të Benard Ndrecës, banesa e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës e mbushur me kamera sigurie

 

Kamerat e sigurisë në bansën e kreut të Rithemelimit do mund të zbardhin dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ndrecës i ishte vënë një sasi tritoli në mjetin e tij dhe shpërtheu sapo ai hipi në makinën tip ‘Audi’.

1681195934_q.jpg

Ora 08:34
Atentat me tritol kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Report Tv siguron foton e mjetit që shpërtheu sapo Ndreca u fut në të

1681195037_2.jpg

Report Tv ka siguruar foton e mjetit tip ‘Audi’ të kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme.

Ndreca shpëtoi pa lëndime ndërsa mjeti është shkrumbuar pjesërisht.

1681195023_1.jpg