E rëndë në Gramsh, pacienti 66-vjeçar hidhet nga kati i 4-t i spitalit, dërgohet me urgjencë në Tiranë! Familjarët dyshojnë se ka rënë

Një pacient 66 vjeç në Gramsh është vetë hedhur nga kati i katërt i spitalit të Gramshit. Fatmirësisht ka arritur të shpëtojë ndërsa është transportuar me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë me dije se 66-vjeçari,Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën. Gazetarja e Report Tv,  Ledina Jakimi 66 vjeçari kishte 4 ditë i shtruar në spitalin e Gramshit. Familjarët nuk dyshojnë që të jetë vetëhedhur, por mendojnë se është aksidentale. Për shkak të problemeve me mushkëritë, ai mund të ketë dalë në dritare për të marrë ajër dhe aksidentalisht mund të ketë rënë.

Gramsh/Informacion paraprak 

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në  Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake