Një ngjarje e trishtë ka ndodhur këtë ditë të fundit të vitit 2024, në qytetin e Shkodrës, ku një 83-vjeçar ka tentuar të vetëmbytet në lumin Buna.
Fatmirësisht, i moshuari i identifikuar me inicialet L.P. është nga shpëtuar nga mbytja falë ndërhyrjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme.
Ka qenë vetë patrulla e policisë që ka konstatuar 83-vjeçarin që po tentonte të hidhej nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Buna dhe menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e tij.
I moshuari është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Ju nuk te lini as te vdesesh mor amani,haha
Përgjigju