TIRANE - Vetëm tetë ditë kishte që kishte mbërritur në Tiranë për të takuar të dashurën polake, por pasditen e së mërkursë një gjerman 25-vjeçar ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetëhedhur nga vinçi i një pallati në ndërtim pranë parlamentit, nga rreth 30 metra lartesi.
Lartësia e vinçit ka qenë goxha e madhe, duke arritur deri në katin e tetë të pallatit në ndërtim, ndaj hedhja nga kjo lartësi e konsiderueshme ka rezultuar fatale për Dimo Drallen i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Burime nga Policia e Tiranës thanë për A1 Report, se 25-vjeçari dyshohet se ishte ndarë nga vajza polake, ndërsa nga ana tjetër në Gjermani, nëna e djalit kishte ditë që e kishte shpallur të humbur në polici. Shenjat e para për vendndodhjen e tij ishin marrë dy ditë para se 25-vjeçari gjerman të ndërmerrte aktin e rëndë, dhe për këtë arsye të dielën nëna e tij kishte mbërritur në Tiranë ku dhe kishte lidhur kontaktet me te.
Burime policore thanë për A1 Report se 25-vjeçari dyshohet të ketë pasur probleme mendore dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Policia ka shoqëruar në komisariat edhe rojën e objektit për të marrë dëshminë e tij për rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar si ka mundësi që viktima ka hipur në vinç pa u ndalur nga askush.
Kjo skenë ka terrorizuar banorët pranë kësaj zone, të cilët kanë para të riun teksa kërcënonte të vetëhidhej nga vinçi. Policia dhe forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje pas njoftimit, nuk arritën dot që të negociojnë me të ndjerin.

(25-vjeçari Dimo Dralle mbi vincin e pallatit në ndërtim para se të hidhej)
Sipas policisë, 25-vjeçarit Dralle iu gjet një telefon në xhepin e pantallonave, ndërsa çanta që ai kishte pasur me vete kishte mbetur në vinç. Ndërsa mësohet se viktima me vete në çantë kishte pasur edhe një kukull, çka bëri që dyshimet e poolicisë të bien mbi faktin se i riu mund të jetë ndarë nga e dashura e tij.

Deklaratat
“Pashë që një djalë i veshur me një palë pantallona të shkurta dhe me ngjyrë të zezë dhe pa bluze po vinte vërdallë parkut tek “Ushtari Panjohur” dhe po më bënte përshtypje sjellja e tij. Ai ishte duke folur në gjuhë të huaj, por unë nuk di anglisht që ta kuptoja se çfarë ishte duke folur”. Kështu tha një grua rreth të 40-ve e cila shoqërohej nga mbesa e saj. Më tej, gruaja tha për gazetën “Shqiptarja.com” se “Po e ndiqja me sy kur i riu hipi në këtë pallatin këtu (tregon me gisht vendin nga u hodh i riu) dhe për pak minuta e pamë që kishte hipur lartë vinçit”.
Dëshmitarja shprehet më tej se “aty pranë kaloi një makinë policie dhe kur pa që një njeri kishte hipur lart, pasi të gjithë ne këtu ishim duke e parë filloi t’i bërtiste dhe t’i bënte shenja me duar që të zbriste që aty”. Ndërsa, një tjetër dëshmitar i cili aty pranë ka edhe biznesin e tij, tha për gazetën se “i riu kishte rreth 3 minuta që kishte hipur në vinç dhe menjëherë hyra brenda, pasi mendova se do të bënte diçka të keqe”. Më pas ai shton se “kuptova që djali i kishte dhënë fund jetës vetëm kur dëgjova zhurmën që trupi bëri pasi u përplas me tokën dhe zërat e njerëzve që ishin duke bërtitur”.
E dashura e viktimës, policië: “Përse, përse”
“Why, Why (përse, përse)”. Këto ishin fjalët që e dashura e 25-vjeçarit gjerman Dimo Dralle i tha policisë. E reja mbërriti në vendin e ngjarjes rreth një orë pasi i dashuri i saj i dha fund jetës duke u hedhur nga vinçi i një palli 8-të katësh. E tronditur, vajza e ulur në mes të rrugës, disa metra larg vendit ku u gjeti vdekjen i dashuri i saj, filloi të bërtiste se përse djali që ajo donte kishte arritur të bënte diçka të tillë.
Po ashtu, burime nga policia thanë për gazetën se vajza ka pohuar në polici se kishte disa muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe me viktimën kishin ende marrëdhënie të mira në çift.

Foto të tjera
/Shqiptarja.com