Hidhet shorti i Champions League, mësohen katër çiftet çerekfinaliste! Real - City dhe PSG - Barcelona

Hidhet shorti i Champions League, mësohen katër çiftet çerekfinaliste! Real - City dhe PSG - Barcelona

Champions League

Është hedhur këtë të premte në 12:00 në Nyon të Zvicrës shorti ku janë mësuar katër çiftet çerekfinaliste të Champions League. Në këtë fazë nuk ka asnjë ekip italian, teksa përballjet janë të forta.

Arsenal gjen përballë Bayern Munich, Atletico luan me Dortmundin, Real Madrid gjen Man. Cityn në një finale të parakohshme, ndërsa PSG luan me Barcelonën.

Ndeshjet çerekfinale:

Arsenal - Bayern Munich

Atletico Madrid - Dortmund

Real Madrid - Manchester City

PSG - Barcelona

Veç turit çerekfinal, këtë mesditë u mësuan edhe çiftet e mundshme për gjysmëfinalet. 

Fituesi i Arsenal - Bayern Munich do përballet në gjysmëfinale me atë të Real Madrid - Man. City. Ndërkohë fituesi i Atl. Madrid - Dortmund do luajë me fituesin e PSG - Barcelona.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve luhen më 9-10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 16-17 prill.

Finalja luhet më 1 qershor 2024 në Wembley të Londrës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Never give up', Meta tregon kur do largohet nga politika

'Never give up', Meta tregon kur do largohet nga politika