Hidhet shorti i Conference League, Tirana 'peshkon' gjeorgjianët! Egnatia dhe Vllaznia luajnë në transfertë

Sot në 15:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e parë kualifikues në Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë, Tirana luan me Dinamo Batumin e Gjeorgjisë, Egnatia luan me Ararat-Armenia, ndërsa Vllaznia me Linfield të Irlandës. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy përballje vajtje-ardhje do zhvillohen më 13 dhe 20 korrik 2023.

Tirana e luan ndeshjen e parë në Shqipëri, teksa Egnatia dhe Vllaznia luajnë në transfertë. Sipas UEFA, duelet do luhen në 13 dhe 20 korrik 2023, teksa deri darkën e sotme do mësohet edhe oraret dhe datat zyrtare. Me gjasë Tirana do presë skuadrën gjeorgjiane në "Air Albania".

Shorti për raundin e parë kualifikues të Conference League:

Ararat-Armenia - Egnatia

Linfield (Irlandë) - Vllaznia

Tirana - Dinamo Batumi (Gjeorgji)

Edhe skuadrat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mësuar skuadrat kundërshtare. Kështu, Shkëndija e Tetovës luan me Haverfordwest County e Uellsit, teksa Shkupi me Hegelman të Lituanisë. Skuadrat kosovare kanë "peshkuar" short të lehtë. Dukagjini luan me Europa FC të Gjibraltarit, ndërsa Gjilani me Progres Niedekorn të Luksemburgut.

Shkëndija - Haverfordwest County (Uells)

Dukagjini - Europa (Gjibraltar)

Progres Niedekorn (Luksemburg) - Gjilani

Hegelman (Lituani) - Shkupi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Investuan 25 milionë euro në stadium dhe shitën Kvaratskhelia-n te Napoli, Tirana duhet t'i trembet Dinamo Batumit

Dinamo Batumi i Gjeorgjisë do jetë kundërshtari i Tiranës në fazën e parë të Conference League. Bardheblutë e Orges Shehit nuk janë me shumë fat te goglat, teksa kanë "peshkuar" një kundërshtar të fortë. Kampionati në Gjeorgji është në javën e 19-të, me Batumin që është në vendin e parë me 42 pikë, katër më shumë se Saburtalo ndjekëse.

Skuadra gjeorgjiane ka bërë mjaft mirë së fundmi me një titull kampion të fituar në vitin 2021, një Superkupë në vitin 2022 dhe një vend të dytë në renditje në edicionin e kaluar.  Investimet për klubin janë rritur ndjeshëm dhe vetëm 3 vite më parë përfundoi rikonstruksioni i stadiumit prej 20 mijë vendesh në Batumi, që kushtoi 25 milionë euro.

Mjafton të përmendim se nga Dinamo Batumi doli edhe Khvicha Kvaratskhelia, talenti më i mirë në Europë për sezonin e fundit, i cili u shit te Napoli në verën e 2022 për 11.5 milionë euro.

 

Ora 15:29
Conference League/ Short i lehtë për skuadrat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Edhe skuadrat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mësuar skuadrat kundërshtare. Kështu, Shkëndija e Tetovës luan me Haverfordwest County e Uellsit, teksa Shkupi me Hegelman të Lituanisë. Skuadrat kosovare kanë "peshkuar" short të lehtë. Dukagjini luan me Europa FC të Gjibraltarit, ndërsa Gjilani me Progres Niedekorn të Luksemburgut.

Shkëndija - Haverfordwest County (Uells)

Dukagjini - Europa (Gjibraltar)

Progres Niedekorn (Luksemburg) - Gjilani

Hegelman (Lituani) - Shkupi

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?