Shorti i fazës së parë kualifikuese të Champions League nuk është treguar aspak bujar me Partizanin kampion të Shqipërisë. Kryeqytetasit do përballen me bjellorusët e Bate Borisov, një kundërshtar mjaft i vështirë në letër edhe për faktin se aktualisht janë në aktivitet, pasi është java e 11 e kampionatit.
Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri me 11 ose 12 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit më 18 dhe 19 korrik. Pavarësisht vështirësive Partizani do tentojë të kalojë të paktën një fazë, për ta patur më lehtë rrugëtimin drejt Kupave të Europës.
Komento