Është hedhur sot në ambientet e Air Albania shorti për Kategorinë e Dytë të futbollit në vend pavarësisht se ende ai është në bojkot për shkak të kërkesave financiare ndaj qeverisë. Para hedhjes së shortit klubet janë interesuar për datën e fillimit të kampionatit, por nga drejtuesit e FSHF-së është thënë ‘do t’ju njoftojmë javën e ardhshme’.

Me shumë mundësi kjo pasi të hënën do të diskutohet të hënën për bojkotin, që sipas të gjitha gjasave do të marrë fund. Ndërkohë përsa i përket shortit është vendosur:

JAVA 1, GRUPI A:

Internacional-Valbona

Tërbuni-Shkumbini

Spartaku-Iliria

Mirdita-Shënkolli

Luzi 2008-Gramshi

Klosi-Ada

Sopoti-Bulqiza

JAVA 1, GRUPI B:

Albpetrol-Butrinti

Memaliaj-Naftëtari

Këlcyra-Skrapari

Përmeti-Gramozi

Delvina-Maliqi

Devolli-Tepelena

Labëria (PUSHIM)