Hidhet shorti në Apel, kush janë kolegët që do shqyrtojnë ankimimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Hidhet shorti në Apel, kush janë kolegët që do shqyrtojnë ankimimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

TIRANË- Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj do të jenë tre gjyqtarët të cilët do të shqyrtojnë në gjykatën e Apelit kërkesën për liri të koleges së tyre të arrestuar Enkelja Hoxha. Shorti u hodh ditën e sotme, ku Kosova do të jetë kryesuese e kësaj trupe gjykuese dhe Lara me Binajn anëtarë të saj. Këto tre gjyqtarë do të gjykojnë në Apel edhe ankimimin e mjekut Edvin prifit, edhe ky i arrestuar pas përgjimeve të kryera për llogari të hetimit për gjyqtares.

Pak ditë më parë, pas hetimit disa mujor të SPAK, u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore për lirimin e një tjetër të dënuari, Saimir Petani. Mes të arrestuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. ILD-ja ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares, dhe vendimi nëse kjo kërkesë do të pranohet ose jo do të merret nga KLGJ në datë 25 shkurt.

Nga ana tjetër, Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por menjëherë më pas avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim