Pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdetin e Vlorës dhe në zonën e Pyllit të Sodës, policia ka zhvilluar sot një aksion. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbi 10 kamiona janë bllokuar në pikën e Triportit deri në verifikimin e plotës të tyre.

Ndërkohë nga një vëzhgim i kryer sot nga Report Tv në zonën e Pyllit të Sodës, panorama me mbetjet ishte e njëjtë, ku thasët me plehra ende nuk ishin larguar nga rruga.

Ishte kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nisi aksionin për pastrimin e territorit të Shqipërisë nga Pylli i Sodës, ndërkohë që kritikoi dhe paralajmëroi për kryebashkiakët e vendit, sidomos për ato të bashkive në zonat bregdetare.