Një hotel në zonën e Himarës është gjobitur me 50 mijë lekë për hedhjen e mbeturinave jashtë koshave dhe duke mos respektuar oraret e caktuara nga bashkia.
Ministrja Mirela Kumbaro, teksa shpërndan videon në rrjetet sociale, thotë se gjoba të tilla do të aplikohen për çdo subjekt që ndot ambientin.
“Ndëshkim për hotelet që ndotin. Koshat nuk janë për sasitë e mëdha të mbetjeve që gjenerojne hotelet, por për qytetarët!
Policia Bashkiake e Himarës ka reaguar duke gjobitur hotelin në bregdet. Prej ditësh ishte kthyer në gangrenë, duke mos zbatuar oraret e hedhjes së mbetjeve në grafikun e përcaktuar nga bashkia, por i hiqte nga territori i vet në çdo moment të ditës duke i derdhur në rrugë.
E PAFALSHME! Mos dëmtoni sezonin, mos cenoni mjedisin! Jemi në koordinim me Policitë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit dhe gjobat do të aplikohen ndaj çdo çmendurie të tillë’, shkruan Kumbaro.
Nqs është vetëm ky hotel atëherë nuk është lajm. Ose më saktë pse u kap vetëm ky hotel?
Përgjigju“Supersukses” qeveritar… na hapet barkun me keto muhabete shvejku… shkoni ne Dhermi te bar 2000 dhe te Luciano ( ne shetitore ) si kuterbojne mbetjet e peshkut 24 ore pa pushim..
Përgjigju