Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure (SHSHH) ka reaguar lidhur me operacionin e shpallur nga qeveria në fushën e importit, prodhimit dhe shpërndarjes së karburanteve. Kjo shoqatë e ka përshëndetur nismën e qeverisë për të vënë rregull në tregun e karburanteve.
Ata kanë evidentuar disa drejtime ku paraqiten më shumë problemet. Së pari, sipas tyre njësitë e prodhimit në vend, që nga të voglat deri tek më të mëdha, duhet të nisin nga karta teknologjike e pastaj nga lënda e parë që përdorin (nafta Bruto), pasi prej aty duhet të përcaktohet nëse prodhojnë dot naftë me standardet që kërkojmë.
Duke evidentuar se ky sektor edhe pse siguron shumë të ardhura për buxhetin e shtetit dhe ka rreth 10 mijë të punësuar, siguron se është një nga sektorët më të formalizuar në Shqipëri.
Sipas tyre duhen shtuar laboratorë të rinj për matjen e cilësisë, pasi dy që janë momentalisht nuk janë të mjaftueshëm dhe për më tepër nga pronësia janë të njëanshëm.
Më poshtë reagim i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure(SHSHH)lidhur me operacionin e shpallur nga qeveria në fushën e importit, prodhimit dhe shpërndarjes së karburanteve
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve (SHSHH) përshëndet jo vetëm nisjen e këtij operacioni, por gjithë përpjekjet e kësaj qeverie për të vënë rregull në këtë treg, duke qenë se në shoqatën tonë grupohen kompani që në mënyrë të pandërprerë, që nga hapja e tregut të lirë në vend e deri sot, kanë punuar me korrektësi në shërbim të rritjes së tyre si biznes, si dhe kanë ofruar për konsumatorët furnizim të pandërprerë me karburante të cilësisë së lartë dhe shërbim korrekt.
Sot, por edhe në vazhdimësi këto kompani sjellin për tregun vendas karburantin e cilësisë më të lartë, direkt nga rafineritë e markave më të mëdha ndërkombëtare (fakt që grupi ndërministror, i ngritur ka mundësi ta verifikojë nga dokumentacioni).
Marrë shkas nga kjo mendojmë se mënyra si po serviret ky operacion, duke i cilësuar të gjithë operatorët e këtij sektori njësoj të implikuar, duhet korrigjuar duke u mbështetur në të dhëna faktike.
Duke besuar plotësisht në qëllimin e mirë dhe serioz të kësaj nisme, ne si grupim e përshëndesim pasi është ky grupim që më shumë se kushdo është dëmtuar nga pjesa e paligjshme e këtij sektori.
Duke shprehur këtë mbështetje dhe gadishmëri për bashkëpunim po shprehim sipas gjykimit tonë drejtimet ku janë problemet:
Për 20 vjet, po veçanërisht në 10 vitet e fundit, sektori ka një grup kompanish që ushtrojnë aktivitet me korrektësi, bazuar në rregull.
- Por ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ’hiçi’ shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet.
- Edhe pse ligji 8450 i ndryshuar me ligj 70 cakton qartë se tabela, marka që subjekti reklamon duhet të jetë e mbështetur me dokumentacion furnizimi nga kjo markë, ka në treg plot raste që marka e reklamuar nuk ka lidhje me karburantin që shet.
- Njësitë e prodhimit në vend, që nga të voglat deri tek më të mëdhatë si dhe ARMO në radhë të parë, duhet të nisin nga karta teknologjike e pastaj nga lënda e parë që përdorin (nafta Bruto), pasi prej aty duhet të përcaktohet nëse prodhojnë dot naftë me standardet që kërkojmë.
- Dhe kur themi ’standard që konsumatorët të mos kenë më probleme’, duhet që veç përmbajtjes squfuri nën 10 ppm, të garantojmë edhe: a) treguesit e standardit për Cetan, b) pikën e Flakërimit, c) niveli i Destilimit, d) përqindja e ujit në përmbajtjen e produktit.
Sepse pa u garantuar këto tregues nuk ka cilësi karburanti. Nga importi treguesit e sipërpërmendur mbërrijnë 100% të garantuara.
Ne gjykojmë se po lejuam që prodhimi vendas të shkelë ndonjë nga këto parametra situata në këtë sektor nuk ka për t’u rregulluar.
- Sot në vend kemi vetëm një laborator pranë IQT dhe një pranë doganës, të dy të paakredituar dhe me teknologjinë që përdorin nuk i analizojnë dot të gjithë parametrat e cilësisë. Edhe nga pronësia këto dy laboratorë janë të njëanshëm, prandaj është emergjente të kemi laborator të pajisur me teknologji që kryen analiza për çdo tregues si dhe të jetë i akredituar, në mënyrë që rezultatet e tij të njihen ndërkombëtarisht. Si dhe të jenë të pavarur dhe të kenë mundësi të kryejnë analiza jo vetëm subjektet, por edhe çdo qytetar, kur i lindin dyshime se nuk është furnizuar me produktin e duhur.
- Sa i takon procesit të fiskalizimit, në treg ka një grup me kompani që janë 100% të fiskalizuara, madje kanë paguar 3 herë kostot e ngritjes së këtij procesi, aq herë sa u është kërkuar ne vite ndërrimi i tyre, por nga ana tjetër ekziston edhe një tjetër grup që asnjëherë nuk kanë tentuar të jenë nën këtë regjim operimi.
Prandaj duke qenë se ky është një sektor që jep në buxhet, në formën e taksave dhe tatimeve rreth 600 milion Euro në vit e ka të punësuar mbi 10 mijë punonjës, SHSHH siguron se është nga sektorët më të formalizuar në Shqipëri.
Një pjesë e problemeve që në vazhdimësi ngrihen për sektorin e hidrokarbureve janë krijuar në vite nga ndërhyrjet e qeverive për të nxjerrë nga tregu disa kompani dhe për të futur nga ’hiçi’ në treg klientët e tyre, kurse një pjesë tjetër janë krijuar nga zhvillimi kautik i këtij sektori.
Në këtë fokus ne gjykojmë se rregullimi i problemeve të cituara më lart do t’i jepte fund përfundimisht abuzimin të çdo subjekti të këtij sektori.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com