'Highsnobiety', marka gjermane e veshjeve “A kind of Guise” frymëzohet nga Riviera Shqiptare

'Highsnobiety', marka gjermane e veshjeve “A kind of Guise” frymëzohet nga Riviera Shqiptare

Shqipëria, republika e vendosur në Evropën Juglindore, është shtëpia e shumë eksporteve të njohura globale si dhe tavës së kosit, një pjatë e shijshme me mish qingji dhe oriz, dhe figurave të famshme si Dua Lipa dhe Nënë Tereza, shkruan Taylor Willson në një artikull të botuar në revistën e modës “Highsnobiety”.

Megjithatë, tani, falë “A Kind of Guise”, vendi ballkanik gjithashtu mund ta konsiderojë veten një burim frymëzimi, pasi marka gjermane e veshjeve për meshkuj zbuloi koleksionin e saj të ri Pranverë/Verë 2024 e frymëzuar nga peizazhet e ngrohta të Rivierës Shqiptare.

I titulluar “Almafi”, koleksioni i ri i “A Kind of Guise” kap thelbin e një pushimi veror klasik, veçanërisht ato momente kur koha ngadalësohet, ndërsa shikon detin bruz që vezullon, ndien ngrohtësinë e diellit në lëkurën tënde dhe rërën nën këmbët e tua.

Ky koleksion, i cili u shfaq më 1 shkurt përmes dyqanit online “A Kind of Guise”, përkthen gjallërisht frymën e verës shqiptare në një tapiceri të atmosferave të plazhit dhe ndjesisë në diell.

Veshjet kryesore përfshijnë Branimir Blouson (një xhaketë e shkurtër ushtarake deri te beli), e bërë nga një pëlhurë prej pambuku super e butë, këmisha Gusto, e cila vjen e zbukuruar me një qëndisje me lule të frymëzuar nga folklori shqiptar dhe një xhaketë lëkure Valon Vegan e bërë nga një material alternativ lëkure i bazuar në biomasë dhe lëndë të para vegjetale.

Megjithëse stina e verës mund të ndihet shumë e largët ndërsa lexoni këtë artikull mes zymtësisë së dimrit, koleksioni “Almafi” i “A Kind of Guise” është një kujtesë në kohën e duhur se muajt e ngrohtë janë shumë pranë. Tani, a do të donit një udhëtim në Shqipëri? / ATSH

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja