'Hija' e Zelenskyt ishte dhe në Tiranë, kush është 44-vjeçari që e ndjek presidentin ukrainas kudo ku shkon

'Hija' e Zelenskyt ishte dhe në Tiranë, kush është 44-vjeçari që e ndjek presidentin ukrainas kudo ku shkon

Truproja e Zelenskyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ishte dje në Tiranë për një vizitë në kuadër të Samitit për Ukrainën me liderët e Evropës Juglindore. Siguria e tij ishte një nga aspektet më të rëndësishme të vizitës së presidentit ukrainas në Tiranë.

Që pas fillimit të luftës me Rusinë jeta e tij është në rrezik dhe kudo shoqërohet me nivele të larta sigurie. Por një aspekt interesant i sigurisë së presidentit është shoqëruesi i tij besnik, Maksym Donets, i njohur ndryshe edhe si “hija” e Zelenskyt.

44-vjeçari e ndjek presidentin kudo ku ai shkon. Kjo gjë u pa edhe në Tiranë, ku ai ishte përkrah Zelenskyt gjatë vizitës së tij. Maksym Dontes është shok fëmijërie me Zelenskyn dhe janë rritur bashkë në Kryvyi Rih.

Që kur Zelensky fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, Donets ka qenë shoqëruesi i tij kudo. Për ruajtjen e presidentit kujdeset një skuadër e tërë elitëm në krye të së cilës është Maksym Donets. Skuadra ka dhe një sistem të sofistikuar të pajisjeve të komunikimit të dhuruar nga SHBA, e cila shërben për komunikimin në çdo cep ku ndodhet.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 29/02/2024 12:52

    Aty po ma rref ne

    Përgjigju
  • Turi: 29/02/2024 11:50

    Hija e leshit , nese do te kerkonte njeri ta vriste merdeskyn do ishte i vdekur tashme duhet ta dini . Kenedi ishtenpresident i Amerikes dhe u vra jo me nje cope komiku qe nuk ebllogarit njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit