Hije dyshimi mbi tenderin 4 mln USD të FSHZH-së për shëtitoren e plazhit Durrës, deformohet projekti rrugës, ulet cilësia e punimeve, vendosen kritere arbitrare 

Pas procedurës klienteliste prokuruese për menunë e ''100 Fshatrave'', një tjetër tender i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është rrethuar nga hije të forta dyshimi. Bëhet fjalë për tenderin për transformimin urban (rajoni 1 dhe 2) ndërtimi i shëtitores së plazhit nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Kavalishencës në Durrës, me fond limit 416 606 400 lekë ose rreth 4 milionë USD. Tenderi është shpallur në 29 qershor 2022, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte 15 korrik 2022. 

FSHZH me në krye Dritan Agollin, ka ndërmarrë dy lëvizje, duke deformuar projektin rrugës, si dhe duke vendosur kritere teknike arbitrare dhe të panevojshme, veprime të cilat ngrenë dyshime të forta se janë ndërmarrë për të diktuar fituesin e tenderit.

Projekti për transformimin urban dhe ndërtimin e shëtitores së plazhit nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Kavalishencës në Durrës është realizuar nga Studio Services ‘K-SA’ shpk. Por, në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik është pasqyruar një projekt ndryshe, me preventiv dhe zëra të ndryshuar, duke ulur cilësinë e projektit, por çuditërisht jo vlerën.  

Deformimi i projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është denoncuar nga studioja projektuese në Agjencinë e Prokurimit Publik. Pjesa e ndryshuar e projektit, që konsiston në uljen e cilësisë së punimeve, është shënuar si një ndërhyrje në projekt nga Bashkia e Durrësit. 

Konkretisht, është përgjysmuar sasia e mbushjes me çakull, nga 7,100 m3 që ishte në preventivin e studios projektuese, në 3,714 m3. Është hequr fare parashikimi i mbushjes më rërë 50,000 m3, si dhe është ulur ndjeshëm nga 47,115 m3 që ishte, në 15,914 m3 shtresë çakulli 20 cm e përhapur dhe e ngjeshur me makineri. 

Ulja e zërave të punimeve, me sa duket me qëllim për të fituar sa më shumë kompania fituese, mund të pasjelli degradimin e shpejtë të shëtitores. 

Në këto rrethana, Studio Services ‘K-SA’ ka paralajmëruar se nuk mban përgjegjësi ligjore, morale apo financiare për pasojat që mund të sjellë zbatimi i projektit të manipuluar, sipas saj, nga FSHZH. 

Nga ana tjetër, FSHZH ka vendosur që firmat pjesëmarrëse në tender, përpos të tjerave, duke të disponojnë rrul gome-hekur, me kapacitet jo më pak se sa 18 ton, rrul gome-hekur me kapacitet jo më pak se sa 18 ton si dhe rrul hekur, me kapacitet jo më pak se sa 8 ton. Kapaciteti i rrulit 18 ton dyshohet se është vendosur qëllimisht për të skulifikuar kompani të caktuara. 

Të njëjtën procedurë punimesh mund të kryejnë edhe rrula me kapacitet 12-14 ton, aq më tepër që kemi të bëjmë me terren ranor. Sipas burimeve, kriteret e pajustifikuara nga FSHZH janë konstatuara nga disa kompani të interesuara për tenderin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/07/2022 03:28

    Shume mire qe Studioja e projektimit/SS.K-SA/e beri publike kete problem.Sikur te kishte me shume denoncime te tilla,do te kishte me pak vjedhje,shperdorime,korrupsione,dhe standartet per shume gjera do te ishin me te larta.

    Përgjigju
  • Ermir: 16/07/2022 16:51

    Ketu publikohen veten komente qe i vijne per shtat shkrimit. Te tjerat i censuron redaksia! Bravo liria e shypit dhe e drejta e informimit.

    Përgjigju
  • Tirana: 16/07/2022 15:38

    Pse si e bëri drejtori lokalin në hamallaj vala marë E mo SHQIPTARË sa të dobët jeni Këta sdinë nga vjedhin më parë ju rrini në hije të pemës. Duhet me e shporrur këtë regjim hajdutash sa më parë.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 16/07/2022 12:49

    Shume e thjeshte : 15 % e shumes shkon per te pazevendesueshmin e qeverise Rama , Tan Agollin. Mund te merrte dhe me shume sepse nuk ka kush i pengon.

    Përgjigju
    • goni: 16/07/2022 14:05

      normal ajo pun mer bab

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

'Putin, arsye e fortë që zgjoi BE-në', Rama në konferencë me Orban: Mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë do jetë e suksesshme

'Putin, arsye e fortë që zgjoi BE-në', Rama në konferencë me Orban: Mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë do jetë e suksesshme