Testim te Magjistratura, Rakipi sqaron defektin në korrigjim: Gabim teknik! Problemi më i madh cilësia e ulët e kandidatëve

Drejtori Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, ka hedhur poshtë çdo dyshim se ka pasur abuzime me fituesit e fazës së parë të testimit për kandidatët për magjistratë.

Në një prononcim për Report Tv Rakipi sqaron se gabimi teknik në pajisjes e scantron, e cila nuk kishte lexuar 4 pikë nga çelësi me 100 pikë u ishte konstatuar nga vetë shkolla, dhe më pas ishte bërë një rivlerësim i dytë me një tjetër pajisje si dhe korrigjim manual, në prani edhe të kandidatëve, procedure e cila është filmuar.

Duke e konsideruar si një çështje shumë serioze Rakipi tha se defekti është i karakterit thjesht teknik, por megjithatë çështja po hetohet për  të gjetur përgjegjësitë.

‘Fituesit ishin në një numër shumë herë më të vogël se ço herë tjetër. ishte numri 79 që përbën në totalin e tij 19% të kandidatëve një shifër jashtëzakonisht e ulët dhe që solli shqetësim. Elementi i dytë ishte pikët mjaft të ulëta të listës kishim kandidatë që kishim marrë 2 pikë. U konstatua lehtësisht se llogaritja e pikëve është bërë në bazën 96 në total dhe jo të 100 pikëve. Është një problem që e kam konstatuar vetë dhe kam urdhëruar që të bëhen verifikimet dhe mënyra si do të rikuperohen gabimet.

Gabimi ishte teknik. Kemi siguruar një pajisje tjetër e cila bëri të mundur që të lexohet testi me 100 pikë siç duhet ta kishte lexuar pajisja e parë. Në këtë mënyrë ndryshoi edhe numri i fituesve. Shkoi në 121, të cilët për shkak të verifikimit dolën fitues. Ndërkohë studentë kandidatë jo të pakët kanë paraqitur ankesat në raport me atë çfarë ndodh, nëse leximi është bërë apo jo i saktë. Ky ishte elementi i dytë që të verifikojmë ankimet e bëra. Rregullorja e shkollës ka një dispozitë që rregullon qartësisht mënyrën si shqyrtohen ankimet.

Në bashkëpunim, dhe me ekspertë të IT-së kemi marrë përveç ankimeve kemi marrë në shqyrtim për shkak të frikës që na shkaktoi leximi i parë kemi shqyrtuar të gjitha përgjigjet e studentëve. Në përfundim të shqyrtimit tërësor të gjithë përgjigjeve të 411 personave, rezultoi se përfundimisht fitues janë edhe 10 të tjerë. Lista është shpallur dje më 131 kandidatë fitues të cilët janë duke zhvilluar sot fazën e dytë të provimit. Defekti është i karakteri thjesht teknik. S’ka lidhje me elementë njerëzor konkluzion që ka dalë nga testet e shumta që kemi bërë pasditen kur u zhvillua provimi. Pajisja e re që vumë në shkollë lexonte saktësisht. Elementi njerëzor në gabimin e pikasur një ditë më parë ishte krejtësisht i përjashtuar.’- tha Rakipi.

Por më shumë se problemi teknik me vlerësimin e parë të kandidatëve  Drejtori i Magjistraturës ngre alarmin si shqetësim madhor përqindjen e ulët  të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë ndonëse testi ishte me pyetje të nivelit mesatar

Niveli i fazës së parë ishte te mestare dhe kalimi i tij duhet të kapërcente nivelin mestar. Mos kalimi i nivelit ishte shqetësimi i parë. Uroj që të mund të prodhojë cilësinë edhe për të përmbushur kuotata që KLGJ dhe KLP ka caktuar.

‘Ajo që më shqetëson është % e kandidatëve që kanë mundësi për të kaluar në fazën tjetër.% vijon të jetë e ulët. Kemi miratuar mekanizma për mundësinë që të jetë i pranushëm për nivelin. Niveli i fazës së parë ishte te mestare dhe kalimi i tij duhet të kapërcente nivelin mestar. Mos kalimi i nivelit ishte shqetësimi i parë. Uroj që të mund të prodhojë cilësinë edhe për të përmbushur kuotata që KLGJ dhe KLP ka caktuar.’- tha Rakipi.

Fazën e parë të testimit e kaluan përfundimisht pas kontrolli manual 131 kandidatë nga 442 që kishin aplikuar të cilët zhvilluan këtë të mërkurë fazën e dytë të testimit profesional. E gjithë procedura u ndoq nga vete drejtuesi i shkollës ndërsa kandidatët i dorëzuan testet pa emër në zarfa të cilat u sekretuan në prani të tyre.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë