Hije skandali, a e bleu Gjermania
Botërorin e 2006, zbardhen lëvizjet 

Hije skandali, a e bleu Gjermania<br />Botërorin e 2006, zbardhen lëvizjet 
Skandali i korrupsionit që ka shpërthyer në FIFA duket se do të tërheqë pas edhe Gjermaninë, pasi është vendosur nën akuzë për blerjen e botërorit të 2006.
 
Sipas revistës gjermane Spiegel, Komisioni Gjerman për Ofertën e Botërorit 2006 kishte një fond të zi me rreth 13 milionë marka për të blerë katër vota aziatike për botërorin e organizuar në Gjermani.
 
Për vendin që do organizonte Botërorin u vendos më 6 korrik të vitit 2000 nga një komision me 24 persona i FIFA-s. Gjermania fitoi atëherë 12 me 11 kundër Afrikës së Jugut.
 
Charles Dempsey u tërhoq nga votimi në raundin e fundit, në mënyrë të habitshme që tashmë duket se çështja ka marrë përgjigje.
 
Sipas revistës, ish-shefi i Adidas-it, Robert Louis-Dreyfus ua kishte huazuar nga xhepi i tij paratë.
 
Paratë nuk u shfaqën kurrë në dokumentet zyrtare, vetëm disa zyrtarë të lartë gjermanë kishin dijeni.
 
Në vitin 2005, Louis-Dreyfus kërkoi t’ia kthenin paratë (rreth 6.7 milionë euro),por komiteti duhej të gjente një mënyrë për të kthyer paratë dhe këtu filloi problemi i parë duke kërkuar ndihmën e FIFA-s, e cila përfshihet në skandal sipas Spiegel.
 
Sipas Spiegel, FIFA dorëzoi 6.7 milionë euro në një llogari si kontribut për ceremoninë e hapjes së stadiumit olimpik.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse