Hil Gjaci gazetari i News-24 për
Mirditën, zëri i heshtur prej disa muajsh
Prej disa muajsh gazetari Hil Gjaci, i cili raportonte për televizionin News-24 të gjithë zonën e Mirditës, por edhe disa komuna përrreth në qarqet Kukës, Pukë e Dibër nuk është më në këtë mision. Të gjithë kujtojnë korrespondencat e tij të shumta të tij, por në kujtesë të teleshikuesve mbetet si më i rëndësishëm momenti kur politika debatonte ashpër për mundësinë e një shëmbje gjigande në tunelin e Thirrës.
TIRANE- Prej disa muajsh gazetari Hil Gjaci, i cili raportonte për televizionin News-24 të gjithë zonën e Mirditës, por edhe disa komuna përrreth në qarqet Kukës, Pukë e Dibër nuk është më në këtë mision. Të gjithë kujtojnë korrespondencat e tij të shumta të tij, por në kujtesë të teleshikuesve mbetet si më i rëndësishëm momenti kur politika debatonte ashpër për mundësinë e një shëmbje gjigande në tunelin e Thirrës. Pozita mohonte se në tunel ka shëmbje, por pretendonte se po bëheshin disa meremetime të vogla, ndërsa opozita denonconte ashpër se nga presioni i pushtetit për ta përfunduar tunelin para afatit, në prag të zgjedhjeve, firma ndërtuese ishte detyruar të avanconte punimet duke rënduar në cilësinë e punimeve. Ka qënë një moment kur gazetari Gjaci arriti të depërtonte fshehurazi rojeve në thellësi të tunelit, dhe pasi përshkon një distancë të gjatë në thellësi të tij, arrin në vëndin ku kishte ndodhur shembja gjigande. Pas pak minutash i gjithë opinioni brënda Shqipërisë, por edhe jashtë saj mësoi të vërtetën e rëndë, duke i dhënë fund spekullimeve me këtë ngjarje.
Z. Gjaci ka qenë gjithë kohën në qendër të kërcënimeve verbale dhe të drejtpërdrejata nga individë dhe faktorë që ishin prekuar nga dhënia e lajmeve dhe fakteve për ngjarje të ndryshme. Kështu kërcënimet e para janë ravijëzuar në nëntor të vitit 2005 kur në komunën e Fanit dy të rinj të maskuar kishin hyrë më banesën e murgeshave të zonës, dhe në tentativë grabitjeje kishin plagosur rëndë njërën prej tyre. Hetimet intensive të policisë bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë familjarët e tyre kërcënuan rëndë me armë në mes të komunës emetuesin e lajmit për këtë ngjarje, z. Hil Gjaci.
Po ashtu ndjekja hap pas hapi dhe në mënyrë profesionale në rastin e marrjes peng të autobuzit tek karburant “Toma” dhe vrasjes së policit Fran Kaçorri më 8 shkurt të vitit 2006, krjoi një precedent të rëndë me kërcënime për gazetarin Gjaci. Megjithëse autorët e vrasjes së policit Kacorri dhe të dy pasagjerëve të autobuzit u neutralizuan, sulmet verbale dhe të drejtpërdrejta në adresë të Gjacit kanë qenë të shumta.
Ndërkohë që denoncimi i ashpër në emisionin “Me zemër të Hapur” të News-24 sëbashku me kolegë vendas, të rritjes së kriminalitetit nga indiferenca e policisë, bëri që elementi kriminal i trimëruar dukshëm nga mungesa e shtetit, të realizonte shfaqje live në sheshin “Abat Doci” të Rrëshenit, më 15 prill të vitit që shkoi, kur dy vëllezër nxjerin armët dhe për pak nuk u shënua tragjedia.
Ngjarja pasuese në Rubik kur persona ende të pa identifikuar nga policia në muajin maj po të vitit të shkuar, i dha fund një herë e mirë mundësisë së transmetimit të kronikave nga ana e z. Hil Gjaci. Pikërisht prej asaj kohe në raportimet ditore të televizionit News-24 nuk shfaqen më në asnjë rast ato nga Mirdita, pasi askush tjetër nuk ka guxuar ende të vijojë punën e lënë në mes nga gazetari Hil Gjaci.
(Aleksandër Ndoja është Kryetari i Unionit të Gazetarëve, qarku Lezhë./shkrimi eshte botuar ne www.respublica.al )
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35