'Hill Climb' në Sarisalltik, rikthehet gara e makinave të modifikuara! Pjesmarrës nga Italia dhe Polonia

Në datat 11-12 shtator në Sarisalltik të Krujës do të zhvillohet gara e ‘Hill Climb’, ose ndryshe ngjitja në kodër, e cila organizohet nga ‘Auto Club Albania’. Pilotët pjesmarrës të makinave të modifikuara do të tregojnë aftësitë e tyre në pistën 3.8 kilometër të gjatë e cila karakterizohet nga kthesat e shumta dhe bëhet me matje.

Eridon Lameborshi, sekretar i 'Auto Club Albania: “Deri më tani janë rregjistruar 31 pilotë, ndërsa presim që të konfirmohen 10 të tjera në kategorinë promo, që është për amator.”

Hill Climb’ në Sarisalltik është një garë që njihet nga federata ndërkombëtare e automibilizmit e vlefshme për Europën qendrore. Edhe pse organizohet në Shqipëri është një disiplinë shumë më e përhapur në Kosovë.

Eridon Lameborshi, sekretar i 'Auto Club Albania: “Numri më i madh i pilotëve është nga Kosova duke qenë se atje ky sport është shumë më i zhvilluar se në Shqipëri. Janë 3 pilot nga Shqipëria, 2 nga Polonia, 2 nga Maqedonia dhe 1 nga Polonia. Ndërkohë për kategorinë promo janë pilot shqiptar.”

‘Hill Climb’ në Sarisalltik mungoi vitin e kaluar për shkak të pandemisë, ndërsa organizohet për herë të 7 nga ‘Auto Club Albania’. Ajo është një garë me mjaft adrenalinë që bën përvete të apasionuarit pas makinave, ndërsa ndiqet nga shumë dashamirës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë