UASHINGTON - Hillary Clinton mendon për Shtëpinë e Bardhë dhe këto nuk janë më spekulime. Ajo që e pohon është vetë Klinton: "Do të nis të mendoj seriozisht” mbi një kandidaturë të mundshme në zgjedhjet e vitit 2016, duke filluar nga viti i ardhshëm”.
 
"Do ta mendoj, sepse është në mendjen e të gjithëve, por edhe në timen”. Ish-Sekretarja e Shtetit duket kësisoj e hapur për "zbritjen në fushë", por për momentin i fton të gjithë të mendojnë për të tashmen, pasi nuk është ende momenti për të parë drejt presidentes së ardhshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)