Buburrecat nga ajri 'pushtojnë' Potamin në Himarë, Kumbaro në Report Tv: S’kanë zbritur luanët nga mali

Prej dy javësh Potam të Himarës, insektet janë kthyer në një shqetësim të madh jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për pushuesit të cilët janë ‘alarmuar’. Report Tv ka trajtuar këtë situatë problematike, me insektet që gjenden në plazh, në bar-kafe e restorante dhe ballkonet e apartamenteve.

Ministrja Mirela Kumbaro e ftuar në Report Tv thotë se ka qenë në Himarë para dy ditësh dhe nuk është ndeshur me një situatë të tillë, ndonëse në fakt pamjet e Report Tv tregojnë krejt të kundërtën.

Ministrja e cilësoi diçka normale bashkëjetesën me insektet, duke thënë se nuk kanë zbritur luanët nga mali, por në fakt kjo situatë e tillë shqetëson edhe pushuesit që frekuentojnë Himarën në nisje të sezonit turistik.

“Procesi po kryhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ka nisur nga veriu në jug. Isha në Himarë para dy ditësh dhe kalova ditën në territorin e bashkisë Himarë dhe ndalova në një pjesë të mirë të bizneseve dhe pata takim me përfaqësues e të gjithë bizneseve. Ata ngritën probleme, por nuk ma ngriti asnjë këtë problem. Mund të këtë diku një episod, nuk e njoh, nuk e kam këtë informacion.

Janë biznese që janë në nivelin e tokës, janë me oborre dhe bashkëjetojnë me gjallesa që ka natyra. Insektet janë pjesë e një ekosistemi dhe merret një masë ndërhyhet, nuk kanë zbritur luanët nga mali, janë shtëpi të hapura. Bashkia do ta ketë marr masën përkatëse, nuk është fenomen masiv, diku ka karkaleca, diku mushkonja”, tha Kumbaro.

Kumbaro tha se Bashkia Himarë me gjasë ka marrë masa për këtë situatë, por në fakt deri tani institucionet nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje. Nënkryetari i Bashkisë së Himarës, Pervin Gjikuria tha për Report TV se subjektet private duhet të kryejnë vetë dezinsektimin e ambienteve si hotele, bare e restorante, ndërsa ndërtesat publike, si kopshtet e shkollat do të dezinfektohen nga bashkia në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik.

Pra, nuk ka një zgjidhje për qytetarët e shumtë që janë të detyruar të bashkëjetojnë me insektet në banesat e tyre. Po kaq këto insekte gjenden dhe në rrugë apo plazhe!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • biby: 24/05/2024 09:46

    Pse ka luane ne mal?

    Përgjigju
  • Miri: 23/05/2024 21:45

    Nje ministre arrogante dhe e paafte zhvlereson qeverine qe po promovon turizmin.Çrendesi do kete largimi nga qevetia pasi te demtoj imazhin turistik te vendit.Urgjent shkarkimi i saj per deklarata te papergjegjshme.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 23/05/2024 00:40

    Po pse Bashkirs/qeveria duhet te pastroje shtepite nga insektet?

    Përgjigju
  • Liri: 22/05/2024 10:31

    O shoqja ministre,nuk behet dezinfektimi ne fund te majit,por fillon ne mars.Ty nuk te bejne pershtypje karkalecat ne Himare se i ben pushimet jashte shtetit.E papergjegjeshme kur thote "nuk zbriten luanet nga mali"Te kane zënë syte paratë

    Përgjigju
  • Tebeftemire: 22/05/2024 10:12

    Kur te haje dreken ministrja shtrojani me buburreca e thuajini s'ka gje se nuk jane luane!

    Përgjigju
  • Meri: 22/05/2024 07:08

    Ironia e Ministres,më la tē kuptoi qe:kësaj qeverrie nuk I pëlqejnë kritikat:

    Përgjigju
  • Iris: 22/05/2024 02:57

    Kjo ishte pergjigje prej Kumbaroje,jo prej ministreje!

    Përgjigju
  • toni: 21/05/2024 22:51

    te jetosh me buburecet eshte ne mode tani,,behen wdhe filma bile...

    Përgjigju
  • emigranti: 21/05/2024 22:16

    Ato male kane shume luane ne fakt ...

    Përgjigju
    • Or tej: 22/05/2024 06:47

      Jane luanet me qeleshe or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!