Etiketimi i Himarës me emrin "Himara e Vorioepirit" duhet të hiqet menjëherë nga faqja zyrtare e Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias.
Këtë kërkesë i bëri sot Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së shqiptare, Qirjako Qirko, ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas. Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së shqiptare, Qirko priti sot në ambientet e ministrisë, Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Rokanas, me kërkesë të këtij të fundit, i cili e informoi Qirkon mbi një incident të ndodhur në fshatin Dervician, mbas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parrulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti.
Duke e dënuar këtë incident dhe duke e quajtur atë një rast krejt të veçantë i cili nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në frymën e bashkëjetesës shekullore midis shqiptarëve dhe minoritarëve, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së i bëri të ditur Ambasadorit grek reagimin e shpejtë dhe efikas të policisë së shtetit, e cila vuri para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës. Gjithashtu, ai informoi se autoritetet e pushtetit vendor dhe të policisë së Qarkut të Gjirokastrës kanë marrë kontakte me banorët dhe Kryeplakun e fshatit, që pohuan se ngjarja në fjalë ishte një rast i veçantë dhe se gjendja në fshat është krejt e qetë. Ambasadorit grek iu kërkua që ky rast sporadik të mos ketë asnjë ndikim negativ në marrëdhëniet tona dypalëshe, mbasi përkatësia euroatlantike e dy vendeve tona përjashton çdo fenomen negativ që cënon vlerat e përbashkëta.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së i parashtroi Ambasadorit grek në Shqipëri shqetësimin e palës shqiptare lidhur me pasqyrimin në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Greqisë të një njoftimi lidhur me dekorimin e znj. Ermioni Bringu nga Presidenti Papulias, ku konstatohet me keqardhje se vendbanimi i saj është quajtur "Himara e Vorioepirit".
Qirko kërkoi heqjen e menjëhershme të këtij përcaktimi nga faqja e internetit të Presidencës së Republikës së Greqisë, mbasi ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut. Ambasadori grek u shpreh në takim se do të informojë menjëherë autoritetet e Presidencës greke për të bërë korigjimin përkatës.
ATSH
/Shqiptarja.com