U qëllua me plumb në kokë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi! Ishte pronar i një lokali, dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh
Pamje nga lokali ku ndodhi atentati dhe viktima
GREQI- Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës, pasi u qëllua me armë zjarri në qendër të Athinës. Incidenti ndodhi jashtë një kafeneje të vendosur në rrugën për këmbësore të Agios Pavlos.
Sipas raportimeve të mediave greke, 39-vjeçari shqiptar u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët.
Autori pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë të bardhë që po e priste ndërkohë që tashmë po punohet për gjetjen e tyre.
Viktima, i cili mësohet se quhet Dikens Flamur Halili (Keli), nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte.
Zona në atë kohë ishte e mbipopulluar dhe kishte shumë njerëz. Sipas dëshmive, autori e qëlloi viktimën të paktën gjashtë herë. 39-vjeçari shqiptar mori plumba në kokë dhe bark, dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.
Trupi i tij do të sillet në Shqipëri, ndërsa familjarët kanë njoftuar se i riu do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 15:00, ku do të prehet në varrezat e fshatit Toç të Tepelenës.
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.4%
-
Jo
28.9%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1551
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Beteja për mitingun e Athinës po bëhet më e madhe se vet mitingu
2 Maj, 20:19
-
'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'/ Emigrantët e kthyer po realizojnë ëndrrën në atdhe, Rama njofton turin me shqiptarët në Europë (VIDEO)
2 Maj, 08:24
-
Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Samos, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur
28 Prill, 19:40
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)
26 Prill, 13:34
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
Tepelenasit jan raca me e rezikshme ne planet. Maloket llafe kane.
Përgjigju